Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE hedh poshtë akuzat e PD

Deklaratë e ERE:

Duke marrë shkas nga raportimet e ditëve të fundit në media lidhur me përmbajtjen e Raportit Vjetor të vitit 2015, Enti Rregullator i Energjisë sqaron opinionin publik sa vijon:

Bazuar në vendimmarrjen e Bordit të ERE, datë 26.12.2014, çmimi për konsumatorët familjarë u unifikua në 9.5 lekë/kWh, nga ai me dy fasha përkatësisht 7.7 lekë/kWh dhe 13.5 lekë/kWh që ishte.

Në analizë të të dhënave të raportimeve të OSHEE  sh.a, OST sh.a  dhe KESH sh.a  mbi çmimin  mesatar të shitjes së energjise elektrike për vitit 2015 rezulton se:

Çmimi mesatar i realizuar për konsumatorët familjarë në vitin 2015 rezulton të jetë 9.52 Lekë/kWh. Nëse struktura e çmimeve të konsumatorit familjar për vitin 2014 do të zbatohej për peshat specifike të sasisë së konsumuar gjatë vitit 2015, çmimi mesatar që do të paguanin familjet do të ishte 11.06 Lekë/kWh. Shifer kjo, dukshëm më e lartë edhe se ajo e realizuar në vitin 2015 prej 9.52 Lekë/kWh.

Ne argumentim te ketij konkluzioni sqarojme se:

  • Sasia e konsumuar në sistemin elektroenergjitik shqiptar në 2015 është 6.77% më e ulët se sasia e konsumuar në raport me vitin 2014. Evidentimi i konsumatorëve që merrnin energjinë në mënyrë të paligjshme (konsumonin pa limit) dhe faturimi korrekt për këtë kategori, solli ndër të tjera edhe zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike në total.
  • Humbjet e vitit 2015 janë 31.34% në raport me humbjet e vitit 2014 prej 37.81%, të cilat tregojnë një ulje të ndjeshme prej 6.47 pike perqindje. Kjo diferencë në uljen e humbjeve të energjisë elektrike i korrespondon një sasie në total prej 587 GWh.
  • Duke parë strukturën e konsumit të energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë në vitin 2015, vihet re një ulje e ndjeshme e sasisë se konsumit të energjisë elektrike për nivelin deri në 300 kWh nga konsumamatoret familjarë. Për vitin 2015, krahasuar me vitin 2014, kjo sasi është ulur me 37.7 pikë përqindje (nga 79.7% në 42%).

Këto tregues faktojnë rritjen e performancës së Operatorit të Shpërndarjes dhe Sektorit Elektroenergjitik në tërësi për vitin 2015.

Çdo interpretim i ndryshëm i këtyre të dhënave përbën një qendrim  të pargumentuar e joprofesional.

Lidhur me Raportin e Vitit 2015, Enti Rregullator i Energjisë do të japë shpjegime të plota gjatë raportimit përpara Komisionit përkatës të Kuvendit të Shqipërisë.

energjia.al  29.04.2016