Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Moti i keq, OSHEE në gatishmëri

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e motit të keq me reshje shiu intensive, janë evidentuar defekte në rrjetin e tensionit të ulët e të mesëm e për pasojë ka pasur mungesë të energjisë elektrike në disa rajone.

OSHEE po ndjek me vëmendje të gjithë situatën duke organizuar punën në terren me brigadat e avarive në të cilën janë angazhuar rreth 1600 punonjës të 11 drejtorive rajone të OSHEE.

Gjatë orëve të natës dhe ditës së sotme, ka vijuar me intensitet puna për riparimin e defekteve duke minimizuar numrin e abonentëve që nuk kanë energji elektrike.

Vlen për tu theksuar se fiderat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë të vecantë janë të gjithë në punë.

Pranë dispecerisë qendrore në OSHEE, merret informacion i detajuar nga drejtoritë rajonale dhe nga informacioni i orës 14.00 të ditës së sotme, numri i fiderave me defekte është 7.

Zonat pa energji sipas rajoneve janë:

Drejtoria rajonale e OSHEE Berat: Gjerbes/Skrapar

Drejtoria rajonale e OSHEE Elbasan: Pjesërisht Gostimë/Cërrik , Polis/Librazhd  Kodovjat/Gramsh

Drejtoria rajonale e OSHEE Fier: Pjesërisht Ballsh  /Fier

Drejtoria rajonale e OSHEE Tirane: Pjesërisht Kashar, Sauk, Ibë, Vorë

Drejtoria rajonale e OSHEE Vlorë: Selenicë,  Treblovë/ Vlorë.

Drejtoria rajonale e OSHEE Gjirokastër: Pjesërisht Grapsh

Drejtoria rajonale e OSHEE Shkodër: Kelmend/Koplik; Iballë/Pukë

Drejtoria rajonale e OSHEE Burrel: Dukagjin, Bushnesh

Drejtoria rajonale e OSHEE Kukës: Zapod

Linjat dhe pajisjet e TL janë në punë në skeme normale

Linja L 30-51 Jagodinë Karavasta është jashtë pune për shkak se është konstatuar tym në mekanizmin e  celsit 35 kV të kësaj linje.

Pa energji  ka mbetur pa energji N/St Ardenicë , N/St Karavasta, N/St Libofshë që mbulon zonën: Ardenicë, Karavasta, Lushnjë, Libofshe, Fier.

Grupet e punës në terren janë në gadishmëri të plotë dhe po punojnë për eliminimin sa më shpejt të difekteve në kohë sa më të shpejtë.

energjia.al  28.04.2016