Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rruga zëvëndësuese Banjë-Gramsh

Rruga zëvendësuese Banjë-Gramsh, premtim i mbajtur që po bëhet realitet

“Drejt përfundimit e gjithë infrastruktura zëvendësuese që lidh hidrocentralin e Banjës me qytetin e Gramshit. Kjo është një ndër urat më të larta e më të gjata të infrastrukturës rrugore në vend. Gjatësia e rrugës 15.3 kilometër, nga e cila 11.7 km është gjurmë tërësisht e re dhe 3.6 km gjatësi ndjek rrugën ekzistuese. Jam i sigurtë që me përfundimin e infrastrukturës rrugore edhe të Cërrikut me Banjën do të ketë shumë njerëz që do të vijnë ta vizitojnë këtë zonë. Shpresoj se shumë shpejt zona do të lidhet edhe me Korçën. Kjo rrugë ishte një problem i hershëm i projektit të Statkraft. Shumë punë për ti dhënë zgjidhje e tanimë një premtim i mbajtur i qeverisë sonë. Kontributi i qeverisë për këtë vepër shkon në 33 milion euro duke bërë të mundur shpëtimin nga izolimi për banorët e kësaj zone. Edhe dy muaj sakrifice për një vepër që vlen përjetë.” – shkruan në facebook Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

energjia.al  25.04.2016