Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: HEC-i i Banjës, vepër transformuese

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri mori pjesë sot në ceremoninë e fazës së përmbytjes së rezervuarit të Banjës, investim i kompanisë së mirënjohur norvegjeze Statkraft.

Sipas tij, HEC-i Banjës është një vepër transformuese për zonën dhe një ëndërr e bërë realitet.

“Kemi të bëjmë me përfundimin e kësaj dige, me fillimin e mbushjes së rezervuarit por kjo nuk është gjithçka. Ne e dimë shumë mirë që hidrocentrali i Devollit përfshin edhe një stacion tjetër shumë të rëndësishëm që është diga e Moglicës, e cila sapo ka filluar të ndërtohet dhe jam shumë i sigurtë që kompania Statkraft, me aftësitë që ka do ta përfundojë edhe atë në kohë”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ai tha se Norvegjia është duke e mbështetur gjithashtu Shqipërinë për ngritjen e një tregu vërtet të hapur të energjisë, ndërsa shtoi se se kompania ka investuar për strehimin e të gjithëve.

Diga e Banjës është një digë e hedhur 80 m e lartë, e cila shfrytëzon një lartësi të nivelit të ujit midis 175,0 m dhe 95 m mbi nivelin e detit. Rezervuari i Banjës do të jetë rreth 16 km i gjatë. Në përfundim të procesit të përmbytjes, rezervuari i Banjës do të mbajë rreth 391 miliardë litra ujë, në një sipërfaqe më të madhe se 2000 fusha futbolli.

Pasi të ketë përfunduar faza e mbushjes dhe pasi të jetë kryer me sukses prova e vënies në punë me ngarkesë, HEC-i i Banjës mund të futet në shfrytëzim.

HEC-i i Banjës është i pajisur me dy turbina Francis vertikale, me një kapacitet total të instaluar prej 66 MË dhe një turbinë Francis horizontale me kapacitet 7 MË të rrjedhës ekologjike. Prodhimi i parashikuar vjetor i energjisë elektrike është 255 GWh.

Shqiptarja.com  23.04.2016