Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fushë-Krujë, rrjedhje gazi në shkollë

Rreth 1.200 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë janë nxjerrë nga klasat ku ata zhvillonin mësim nga mësuesit e tyre, pasi rrjedhja e gazit nga sistemi ngohës i shkollës, ka bërë të pamundur zhvillimin e mësimit.

Gazi ka bërë që disa nxënësit të kenë pasur probleme me frymëmarrjen, por nuk raportohet për dëmtime të rënda shëndetsore.

Burime nga policia kanë konfirmuar se rrjedhja e gazit erdhi si pasjoë e një defekti në sistemin ngrohës së shkollës.

Për shkak të kësaj ngjarjeje është anuluar edhe mësimi. Mësohet se në shkollën 9-vjeçare zhvillohej mësim me dy turne.

Shqiptarja.com  11.04.2016