Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

GFI: Nuk kemi lidhje me Mulletin

Katër ditë pas shpërthimit të skandalit të “Panama Papers”, ka reaguar kompania GFI Albania, e vënë në qendër të akuzave për koncesionin e markimit të karburanteve dhe transfertat off shore në ishullin Anguilla, në Amerikën Qëndrore.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, GFI sqaron se nuk ka kryer asnjë transfertë financiare, siç pretendojnë mediat.

“Mediat kanë aluduar madje se GFI Albania ka kryer transferta të dyshimta në shifra 400 dhe 500 mijë Euro. Theksojmë me forcë se kjo është një shpifje tërësisht abuzive. Aktiviteti financiar i GFI Albania është krejtësisht transparent, i bazuar në legjislacion dhe lehtësisht i monitorueshëm si nga Autoriteti Kontraktues ashtu dhe nga të gjitha organet ligjzbatuese të shtetit shqiptar“, thuhet në deklaratën e GFI.

Sa i takon koncesionit të markimit të karburanteve, GFI thekson se GFI Technologies nuk ka lidhje me tenderin në fjalë, duke u distancuar kështu edhe nga biznesmeni shqiptar i dyshuar për transferta off shore, Ismail Mulleti.

Projekti kombëtar i markimit dhe monitorimit të karburanteve nuk ka filluar befasisht në vitin 2013 siç aludohet në mënyrë dashakeqe. Aludimi në media se shoqëria GFI Technologies ka fituar të drejtën e koncesionit të markimit të karburanteve në Shqipëri menjëherë pas themelimit në Maj 2013 është tërësisht i pavërtetë. Koncesioni i markimit në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me shoqërinë GFI Technologies”, thuhet në reagimin e GFI.

Shqiptarja.com  08.04.2016