Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

300 mijë prenotime për Tesla model 3

Vetëm tri ditë nga prezantimi i modelit të ri të Tesla, Model 3, janë arkëtuar mbi 10 miliardë dollarë prenotime, ndërkohë që prototipi i parë del në 2017.

Sipas të dhënave të publikuara nga vetë kompania, deri më 2 prill, janë bërë 276 mijë prenotime për këtë lloj makine në të gjithë botën. Për më tepër që Modeli 3 është makina e parë elektrike, e përballuar në çmim nga të gjithë, pasi kushton rreth 35 mijë dollarë.

Megjithatë Tesla tashmë duhet të prodhojë të gjithë këto makina që janë porositur, që pritet të dalin në treg në mes të vitit të ardhshëm.

Model 3 është më i lirë se modelet e tjera. Model S shkon në 58.500 paund, ndëras Model X, SUV i kompanisë elektrike pritet të nisë nga 65 mijë paund. Çmimi i Model 3 do të nisë nga 35 mijë dollarë.

Top Channel,  04.04.2016