Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Presidenti malazez: TAP, projekt strategjik

Tri gazsjellësa ( dy nga të cilët janë aktualisht në ndërtim), Trans-Anatolian Pipeline (TANAP), Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe Ionian Adriatic Pipeline (IAP) konfirmojnë angazhimin e Azerbajxhanit për të zhvilluar vendet e rajonit të Ballkanit. Në një intervistë të posaçme për BNE IntelliNews , presidenti i Malit të Zi Filip deklaroi se përmes zhvillimit tëkëtyre projekteve do të bëhet e mudur që të ngushtohen lidhjet mes vendeve të rajonit.
Vujanovic tha se ndërkohë që TAP do të nisë punën në verë, IAP mbetet ende një projekt.

Gazsjellësi IAP do të lidhet me TAP nëShqipëri, nëqytetin e Fierit dhe do të kalojë në : Mal të Zi, Bosnje – Hercegovinë dhe Kroaci. Kjo do të thotë se Azerbajxhani do tështojë eksportin e gazit.
TAP parashikon qëtë transportojë gaz nga fusha e Shah Deniz 2 drejt shteve të BE-së dhe do të ketë një gjatësi prej rreth 870 kilometra tubacione. TAP do të lidhet me TANAP në kufirin turko-grek, ndërsa parashikon që të ketë si kapacitet fillestar transportues 10 miliard metërkub gaz, por me synimin për ta çuar këtë shifër në 20. Parashikohet që ndërtimi i tubacionit të nisë nëqershor të këtij viti.

TANAP nga ana e tij parashikon të transportojë gaz nga fusha e Shah Deniz për në kufirin turko-gjeorgjian drejt atij perëndimor të Turqisë.
IAP parashikohet të ketë një gjatësi prej 516 km dhe do të lidhet me TAP në Shqipëri. Nga Kroacia gazi mund të kalojë deri nëHungari, por edhe në shtetet e tjera të Europës Qendrore dhe Perëndimore. Kapaciteti fillestar transportues do të jetënë5 miliardë kub në vit.

Mësohet gjithashtu se në ndërtimin e tubacioneve të TAP do të angazhohet edhe kompania amerikane e ndërtimit Hill International e cila është kontraktuar nga Technipetrol Hellas SA (degë e Technip SA) për të ofruar shërbime në menaxhimin e ndërlidhjeve.

“ Kjo është një sipërmarrje gjigande që do të ketë një ndikim të ndjeshëm nëfurnizimin me gaz të të gjithë rajonit të Europës Juglindore”, tha Raouf S. Ghali, shef i zyrës operative të kompnisë Hill’s.

Revista Monitor,  01.04.2016