Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fluxys nuk blen aksionet e DEFSA, shkak angazhimi në TAP

Kompania belge Fluxys , e cila u përfol disa kohë më parë për qëllimet e saj për të blerë disa nga aksionet në kompaninë greke të transmetimit të gazit DEFSA, thuhet se ka braktisur planin e saj për të blerë 17 për qind të tyre.

Menaxheri për marrëdhëniet me publikun i kompanisë belge Fluxys, Rudy Van Beurden, tha se kompania u tërhoq nga qëllimet për këtë blerje për shkak të angazhimeve të forta në projektin TAP.

Në vitin 2013, SOCAR fitoi tenderin ndërkombëtar për blerjen e 66 përqind të aksioneve të DESFA për 400 milionë euro. Megjithatë, Komisioni Evropian filloi një rishikim të këtij transaksioni për çështje konkurrence.

Në vitin 2015, qeveria greke i ofroi SOCAR të drejtën për të shitur 17 për qind të aksioneve të DESFA palëve të treta. Për përfundimin e shitjes së 49 për qind të aksioneve të DESFA të kontrolluara nga SOCAR, 17 për qind e tyre të mbetura sipas rregullave duhet t’i shiten një firme të Bashkimit Evropian, po ku SOCAR gjithashtu ka një rol në përzgjedhjen e aktorëve të ri.

SNAM nga Italia, Fluxys nga Belgjika dhe ENAGAS nga Spanja u shprehur të interesuar në blerjen e këtyre të aksioneve në DESFA. Një interes informal në DESFA është shprehur nga kompania holandeze Gasunie.

Në fund të 2015, Fondi Hellenik i zhvillimit të aseteve (HRADF) njoftoi se ka marrë një propozim formal nga aleanca Fluxys-ENAGAS dhe kompanisë italiane SNAM për të blerë një pjesë 17 për qind në DESFA.

Burime të gazetës Kathimerini pohojnë se SOCAR shpreson që do të mund të blejë në 2017 aksionet e mbetura në kompaninë greke.

SOCAR është prodhuesi i vetëm i produkteve të naftës në Azerbajxhan dhenjë ndër aksionerët kryesorë të projektit TAP. Aksionarët e tjerë janë BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A (20 për qind), Fluxys (19 për qind), ENAGAS (16 përqind) dhe Axpo (5 për qind).

Revista Monitor,  29.03.2016