Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Performanca e energjisë në ndërtesa”, diskutohet pr/ligji

Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Zhvillimit Urban zhvilluan sot takimin me grupet e interesit për të informuar, marrë mendime dhe debatuar mbi projektligjin “Për Performancën e Energjisë në Ndërtesa”.

Gjatë takimit, aktorët e tregut të Efiçencës së Energjisë në Ndërtesa u informuan për kërkesat dhe detyrimet që parashikohen në këtë projektligj.

Ndërtues, arkitekte, inxhiniere mekanikë, elektrikë, akademikë, profesorë, shoqata, studio projektimi dhe zbatues dhanë komentet e tyre për këtë projektligj. Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjitike Gjergji Simaku, në cilësinë edhe të prezantuesit të projektligjit u njoh me mendimet e të pranishmëve mes të cilëve shoqatës së Arkitekteve (Ark. Arben Biçoku), shoqatës së Inxhinierëve Mekanikë (As. Prof. Flamur Bidaj), Prof. Pëllumb Berberi, zj. Doris Andoni nga Enti i Banesave, Egla Luca Universiteti Polis, Sokol Imeraj studio projektimi, Alma Saraçi, AKBN.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit profesional dhe në përputhje me kërkesat e ligjit 124/2015 “për Efiçencën e Energjisë”, lidhur me institucionet implementuese, licencimin e Audituesve të Energjisë për ndërtesat dhe normat qe duhen vendosur për të pasur ndërtesa efiçente.

Në kuadër të Efiçencës së energjisë në Sektorin e Banesave publike dhe private, pjesëmarrësit u shprehen se MEI duhet të zhvillojë më tej kostot optimale që do të shoqërojnë këtë projektligj. U pëlqye nga të pranishmit vendosja e një metodologjie kombëtare për çertifikimin ose vendosjen e klasës së energjisë në ndërtesat ekzistuese dhe ato të reja, si edhe dhënien e kësaj çertifikate nga audituesit e energjisë dhe agjencia për Efiçencën e Energjisë.

energjia.al  24.03.2016