Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregtimi i gazit, shtohen kontrollet

Përdorimi dhe tregtimi i gazit të lëngshëm është një rrezik konstant për këdo. Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit Këshillli i Ministrave miratoi një VKM ku përcakton qartë rregullat e tregtimit të gazit të lëngshëm. Eksperti i Institutit Shtetëror teknik industrial Nako Petro thotë se pas këtij vendimi do të ngrihen grupe të posaçme inspektimi.

Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave parashikohet që Inspektoriati teknik dhe Industrial të ketë të drejtë të kontrollojë shoqëritë që tregëtojnë bombolat, por edhe bizneset. Inspektorët tanë do të shkojnë në të gjitha lokalet e ambienteve që të kontrollojnë masat e sigurisë” tha ai.

Por në vendim është përcaktuar edhe rregullorja e re e tregtimit të gazit të lëngshëm për të cilin Petro Sqaron se kjo duhet të ishte bërë që më parë.

Është parashikuar që gazi që do të tregtohet, do të jetë me disa substanca aromatizuese që do të injektohen në subjektet e tregtimit me shumicë, me qëllim që pas rrjedhjes përdoruesi ta ndjejë erën e gazit e të marrë masat e duhura” vijoi ai.

Lidhur me konsumin e gazit të lëngshëm Shqipëria mban nivelin më të ulët.

“Sasia që konsumohet sot për frymë, në Europë, është më e larta me 110 kilogram për frymë është Portugalia, ndërkohë që në Shqipëri kjo sasi është 3 kilogram për frymë. Jemi në norma shumë të ulëta” u shpreh Petro.

Gjatë muajve të fundit nga konstatimet në terren të shkeljeve të kushteve teknike vetë inspektoriati ka vendosur dhjetëra masa administrative.

Shqiptarja.com  18.03.2016