Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Si do ishte bota pa makina?

Bill Gates bën ca llogari dhe atij i del se qeveria Amerikane shpenzon çdo vit 5 mld $ për kërkimet në fushën e energjisë së pastër. Do ishte interesante të krahasohej, siç shprehet ai në një video të shpërndarë në Twitter, shifrat e shpenzimit për gaz dhe benzinë me ato për kërkime.

Ne kemi 250 mln makina në rrugë çdo ditë që furnizohen të paktën një herë në çdo 10 ditë. Pra le të themi se çdo ditë mbushen me benzinë 25 mln makina. Duke qenë se çdo makinë mbushet me 13 gallonë, kemi 325 mln gallonë ose më shumë se 1,23 mld litra.

Edhe pse çmimet e benzinës kanë rënë, ne shpenzojnë rreth 813 mln $ çdo ditë dhe në javë rreth 6 mld (5,7 mld $) në një kohë që buxheti i kërkimit për energjinë e pastër është 6,4 mld.

Pra sipas Bill Gates në Amerikë shpenzohet më shumë në javë për benzinë se në vit për kërkime shkencore, në një kohë që motori me magnet i shpikur nga Nikola Tesla, kroati me origjinë shqiptare, do të siguronte transport me kosto zero.

Dhe kujtoj se ishin interesat e ngushta të investitorëve në industrinë e naftës që e penguan këtë shpikje të rëndësishme për të gjithë njerëzimin që do ta bënte jetën më të mirë dhe më të lirë.

Pasi është e vërtetë se në fillim një litër naftë kushtonte më pak se një shishe Coca-Cola, por me shpikjen e ndarjes së nënprodukteve të naftës çmimi i saj filloi të njihte vetëm rritje. Pikun e shënoi në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, por ky nuk ishte maksimumi. Ai u arrit në vitet 1998 dhe 1999 kur arriti në 140 $ nga 10 $ për fuçi nga përpjekjet e OPEC –ut. Ndërsa aktualisht ai vërtitet rreth 30$ për fuçi.

Si do ishte bota pa makina? As që nuk mund të mendohet, por përsëri do të shpikej një mjek tjetër që do të plotësonte nevojat e transportit. Le të themi disqet duke u nisur nga filmat fanta-shkencë. Por le të kthehemi tek makinat.

Të gjithë mund ta imagjinojnë se si do të ishte bota me makina që lëviznin pa naftë, benzinë a gaz. Sa për të filluar, ajo do ishte më e pastër, dhe duke vazhduar dhe përfunduar në të njëjtën kohë do të thosha se jeta do ishte shumë herë më e lirë, pasi kostot e transportit do ishin në mos zero (se tek e fundit s’do të na duhej të blinim makinat), ato do bëheshin pothuaj të papërfillshme.

Gazeta Dita, 07.03.2016