Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Calik-Limak shkel marrëveshjen për KEDS-in

Konsorciumi turk “Calik-Limak” ka bërë shkelje të Marrëveshjes për implementim, e cila ishte nënshkruar me Qeverinë e Kosovës me rastin e privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit.

KEDS-i për tre vjet ka arritur të realizojë 55 milionë euro, apo 9.2 milionë euro më pak se investimet kapitale të lejuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Investimet kapitale janë një prej pikave kryesore të Marrëveshjes së privatizimit, pasi vlera e zotuar e investimeve prej 300 milionë eurove ishte specifikuar më së shumti nga Qeveria e Kosovës me rastin e privatizimit të KEDS-it për një shumë prej 26.3 milionë, që ishte konsideruar si shumë e ulët nga partitë opozitare dhe shoqëria civile.

KEDS-i me kontratë është i obliguar të investojë 300 milionë euro në një periudhë prej 15 vjetëve.

Bazuar në këtë dinamikë të investimeve, KEDS-i duhet të investojë mesatarisht nga 20 milionë euro për çdo vit për të arritur obligimin kontraktual.

Koha Ditore,  04.03.2016