Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qipro zgjeron përpjekjet për korridorin e energjisë

Qiproja po zgjeron përpjekjet e saj për të krijuar një korridor të energjisë nga Mesdheu Lindor drejt Evropës, referoi Ministri i Energjisë Yiorgos Lakkotrypis.

Lakkotrypis, në Sofje, Bullgari, ku ai shoqëroi Presidentin Anastasiades në një vizitë zyrtare në vend, zhvilloi takime të veçanta të hënën me ministrin e Energjisë së Bullgarisë Temenushka Petkova dhe Ministrin e Turizmit Nikolina Angelkova.

‘Bullgaria ka një rol të veçantë në përpjekjet tona për të krijuar një korridor të ri të gazit natyror nga Mesdheu Lindor në Evropë, që lidhet ose me infrastrukturat ekzistuese ose me ato që janë planifikuar të ndërtohen’ vuri në dukje ai, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.

Ai tha se edhe ai edhe Presidenti diskutuan në takimet e tyre në Sofje, mënyra për të përfshirë Bullgarinë në planet e transferimit të gazit natyror nga Mesdheu Lindor në Evropë.

Ministri tha se Memorandumi i Mirëkuptimit për Energjinë nënshkruar midis Qipros dhe Bullgarisë të hënën parashikon krijimin e një grupi të përbashkët pune për të ekzaminuar infrastrukturën ekzistuese ose të planifikuar, qofshin ato tuba apo terminale LNG.

‘Qëllimi ynë është të zgjerojmë këtë grup pune për të tërhequr vendet e tjerë të përfshirë në të gjithë planifikimin’, ka thënë ai.

Revista Monitor,  24.02.2016