Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vazhdojnë rinovimet e rrjetit nga KEDS

Ponosheci, fshat në rajonin e Gjakovës, një trevë kjo me shtrirje në zonat e thella të brezit kufitar Kosovë – Shqipëri, me numër të konsiderueshëm banorësh, është targeti i rradhës, në të cilin Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, ka shtrirë një projekt investiv që ndikon në përmirësimin e kualitetit të furnizimit me energji stabile për banorët e këtushëm.

Dhjetëra mijëra euro janë investuar në këtë fshat, me anë të një projekti investiv në rrjet i cili kishte filluar në muajin qershor të vitit të shkuar dhe tashmë është finalizuar.

“42 shtylla betoni për tension të ulët, 7 të tjera për tension të mesëm, një trafo e re 10/0.4kV me fuqi 630 kVA (KiloVolt Amper) dhe 4 mijë metra kabllo për tension të ulët rrumbullakësojnë këtë projekt dhe përmbushin në tërësi kërkesat e ekonomive familjare këtu, për një tension kualitativ e stabil të furnizimit me energji’, thotë Hamdi Kerolli-inxhinier në KEDS, mbikëqyrës i punimeve në këtë projekt.

Vegim Dula, banor i kësaj ane duke shfaqur problemet e mëhershme që kjo anë ka pasur me tension të rrymës, thotë se shpreson shumë se tash e tutje Ponosheci nuk do të përballet me probleme të tilla.

“Problemet në të kaluarën ishin të mëdha. Asnjëherë nuk kemi pasur mund ësi t’i fusim në funksion gjërat elementare të teknikës, siç janë TV, Radio, sateliti, pa ndonjë stabilizator të rrymës. Tash shihet, e shihni edhe vet se është punuar dhe ne jemi mirënjohës. Ekipet kanë punuar për një kohë dhe ne presim që këto probleme t’i takojnë të kaluarës”, thotë Dula.

Së paku 90 ekonomi familjare, janë përfitues nga investimi në fjalë.

Telegrafi, 12.02.2016