Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës, mundësi për të rishpërndarë pasurinë

Ekonomistët janë ende duke debatuar nëse rrëzimi i naftës ka qenë përfitim neto për vendet e zhvilluara. Optimistët thonë se nafta e lirë është një gjë e mirë për konsumatorët dhe bizneset e mallrave të ndjeshme, ndërsa pesimistët tregojnë se dobësia e sektorit të energjisë mund të përhapë efekte negative në sektorin financiar. Rënia e naftës na vë ne para një perspektive të madhe globale – thotë një nga analistët në Bankën e Amerikës, Merrill Lynch, për Bloomberg. Ai ka argumentuar se rënia e mëtejshme e çmimeve do të rishpërndajë rreth 3 biliardë dollarë në vit nga prodhuesit e naftës për konsumatorët globalë, duke u përgatitur për një nga transferimet më të mëdha të pasurisë në historinë njerëzore”.

Analisti dhe ekipi i tij kanë lajmëruar se rënia e çmimit të naftës së papërpunuar do të ketë ndikim pozitiv në kërkesë dhe kjo mund të përshpejtojë rritjen ekonomike globale. Një nga skenarët thotë se, nëse çmimet do të vijojnë në një mesatare vetëm 40 dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme, nivel afër kurbës së tanishme, kërkesa do të rritet me 1.5 milionë fuçi në ditë. Ndërkohë, në tregjet në zhvillim, ku pjesa më e madhe e historisë së vonë ka qenë në lidhje me rritjen ekonomike zhgënjyese, ekspertët ende shohin një potencial të madh në drejtim të depërtimit të automobilave dhe konsumit. Merrni Kinën për shembull. “Çmimi i ulët i naftës po inkurajon konsumatorët kinezë për të blerë makina gjithnjë e më të mëdha. Shitjet e kategorisë së makinave për pasagjerë janë rritur deri 60% nga viti në vit në tre muajt e fundit, ndërsa shitjet e përgjithshme të automjeteve të pasagjerëve janë në rritje vjetore 22% nga tremujori në tremujor”. Po t’i kombinojmë këto trende me rënien e rezervave të Arabisë Saudite ose çmimin e aksioneve të një kompanie nafte, mund të shohim shumë qartë transferime dramatike të pasurive që po ndodhin tani në botë.

energjia.al  13.02.2016