Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sekretariati i Energjisë çertifikon TAP

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka publikuar opinionin mbi certifikimin e operatorëve të sistemit të transmetimit nën Paketën e tretë të Energjisë. Opinioni bie dakord me certifikimin e TAP AG, si dhe fton ERE, Autoritetin Rregullativ Shqiptar, për të hapur një procedurë certifikimi, menjëherë pasi TAP të bëhet operacional.

Certifikimi i TAP AG ka të bëjë me një tjetër rast të rrallë, shkruan Sekretariati i Energjisë, ndryshe nga operatorët e infrastrukturës ekzistuese, regjimi i TAP është bazuar në një vendim të mëparshëm rregullator që përjashton projektin nga disa dispozitave të Paketës së Tretë, duke përfshirë edhe çështjet e pronësisë. Në vend të kësaj, një model operator i pavarur i transmisionit (ITO) u imponua në TAP.

Sipas mendimit të Sekretariatit, ERE ishte i saktë në ndjekjen e një “rregulli të arsyes” qasjes në interpretimin e Direktivave ITO, në një moment në kohë kur tubacioni është ende në ndërtim e sipër dhe rreziku i konfliktit të interesave në mes të transmetimit TAP AG është i ulët.

Për arsye të sigurisë ligjore, Sekretariati fton ERE të verifikojë përputhjen e TAP AG me rregullat ITO përsëri në rrjedhën e një procedure të re të certifikimit, përkatësisht pas ndërtimit dhe fillimit të operacionit.

Revista Monitor,  12.02.2016