Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërcejnë çmimet e naftës

Çmimet e naftës u rritën të premten, pas komenteve të ministrit e energjisë së anëtarit të OPEC-ut, Emiratet e Bashkuara Arabe ngjallën shpresat për një reduktim të koordinuar të prodhimit, por analistët thonë se një masë e tillë nuk ka të ngjarë të aplikohet dhe se do të vazhdojë mbi-oferta.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent fitoi gati 6 për qind kundrejt shifrës së tij të mëparshme dhe ishte ende 1 dollarë, ose 3.6 për qind më lart në 31.15 dollarë për fuci.

Anëtarët e OPEC-ut u shfaqën të gatshëm të bashkëpunojnë me prodhuesit e tjerë në reduktim, tha ministri, megjithëse ai shtoi se nafta e lirë tashmë po detyronte një lloj ulje të prodhimit që do të ndihmonte në ribalancimin e vetë tregut.

Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar amerikane, WTI fituan gati 6 për qind dhe ishin ende rreth një dollar më lartë në 27.20 dollarë për fuçi pasi goditën nivelet më të ulëta që nga 2003 në seancën e mëparshme.

Revista Monitor,  12.02.2016