Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ja 25 HEC-et që propozhet të ndërtohen në Vjosë

Studimi i studios franceze Sogreah e cila analizon skemat e mundshme të shfrytëzimit të potencialit ujor të lumit Vjosa, të cilin qeveria shqiptare ka si referencë parashikon ndërtimin e 25 hidrocentraleve në Lumin Vjosë.

Monitor zotëron të plotë studimin prej 140 fq. të studios “Soegrah”, me titull ” Consultants’ services for assessment of Power generation potential of selected Albanian rivers“.

Kapaciteti i instaluar i propozuar,sipas Sogreah për lumin Vjosa është 458 MW dhe prodhimi i energjisë parashikohet të 1810 GWh, duke përfshirë edhe Kalivaçin. Këto shifra janë të përafërta me studimet e deritanishme që shohin një kapacitet prodhimi prej 498 MW në Vjosë.

Ndër 25 HEC-e projektuara në Vjosë më të mëdhatë janë ai i Kaludhit, Dragotit, Kalivaçit, Pocemi dhe Karbonarit.

Lumi Vjosa rrjedh në jug të Shqipërisë. Gjatësia e saj është 272 km nga të cilat 80 km janë në Greqi.
Ujëmbledhësi i saj është rreth 6704 km2 nga të cilat 4365 km2 në territorin e Shqipërisë
Lartësia mesatare e pellgut parashikohet 855 metër. Burimi i Vjosës eshtë malet e Pindit
në Greqi.

Lumi hyn në Shqipëri në Perat. Në Shqipëri deri në Urën e Dragotit lumi rrjedh nëpër një luginë relativisht të ngushtë me përjashtim të disa pjesëve të vogla të gjera me tarraca të ulëta të vendosura në të dy anët e lumit. Midis Këlcyrës dhe Dragotit lumi rrjedh nëpër grykën Këlcyrë.
Pas Selenicës brigjet e lumit janë më të buta dhe të më të ulëta. Vjosa derdhet në detin Adriatik në afërsi të fshatit Poro në veri të lagunës së e Nartës.

Nëse projektet e HEC-ve vihen në zbatim popullsia që rrezikon evakuimin është rreth 35 000 persona.

Ndërtimi i HEC-ve në Vjosë ka hapur prej citesh një debat të madhe ndër ambjentalistë, të cilët e kanë konsideruar një dëm të madh që i bëhet biodiversitetit.

Lista e HEC-ve të projektuara në Vjosë:

Çarshova
Zhepa
Pellumbari
Kaludh
Badëlonja
Permet
Kutali
Kosina
Kosina
Grabova
Dragot
Memaliaj
Kalivaç
Pocem
Karbonari
Selenica
Palokastra
Ura Subashit
Ura Subashit
Dragot +
Drinos
SHUSHICA
Brataj
Ura e Gjormit
Kota

Revista Monitor,  12.02.2016