Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tubacionet e TAP mbërrijnë në prill

Tubacionet e gazsjellësit TransAdriatic Pipeline pritet të mbërrijnë në Shqipëri, më saktësisht në Portin e Durrësit në muajin prill të këtij viti. Mësohet se ato janë prodhim gjerman dhe pjesa shqiptare e gazjellësit, do të përbëhet nga rreth 13,000 tuba të cilët pasi do të vijnë në portin e Durrësit do të vendosen përkohësisht në një hapsirë prej 90,000 m2 pranë Shkozetit. Pasi të ketë mbërritur pjesa më e madhe e tubave do të fillojë edhe shpërndarja e tyre në zona të afërta dhe pranë gjurmës së gazjellësit.

Procesi i transportit do të nisë që në muajin prill.

Nga ana tjetër burime pranë TAP bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e tubacioneve do të jenë 18 metra të gjatë, por nuk do të mungojnë edhe ato me gjatësi 12 metra.

Njëkohësisht do të nisë edhe transporti i makinerive të rënda të nevojshme për shtrimin, dhënien e këndeve dhe bashkimin e tubave. Bëhet fjalë për makineri të posaçme që shërbejnë për ndërtimin e tubacioneve të tilla.

Specifikime për tubat

-Tubat që do të përdoren për gazsjellësin TAP do të prodhohen nga firma gjermane Salzgitter Mannesmann International GmbH, pjesë e Salzgitter AG Group.
-Gjatësia e tubave do të jetë 18 metra.
-Diametri i brendshëm i tubit do të jetë 1.22 m.
-Pesha e një tubi të vetëm është 11 ton.
-Në pjesën tokësore të gazsjellësit në Shqipëri do të përdoren afërsisht 13.000 tuba.