Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e KEDS i frikësohen largimit nga puna

Federata Sindikale e Pavarur e Elektrokosovës do të mbajë një konference në orën 12:00 ku do të paraqes disa nga shqetësimet që i preokupojnë punonjësit e KEDS-it.

Brenga më e madhe siç tha për Klan Kosovën nënkryetari i kësaj sindikate Sherif Fejzullahu është përfundimi i kontratës tre vjeçare në mes KEDS dhe Qeverisë ku ndër pikat e saj ishte edhe moslargimi i asnjë punonjësi të KEDS-it.

Mirëpo pas 8 majit kur edhe përfundon kontrata sindikalistët thonë se mund të ndodhë një gjë e tillë pasi që ka shumë të punësuar që nuk kanë asnjë angazhim ditor.

Ndaj ata po kërkojnë nga Qeveria dhe nga KEDS të vazhdohet kontrata e po ashtu të respektohet të drejtat e tyre edhe siq e parasheh kontrata kolektive. Sindikalistët kishin paralajmëruar edhe një protestë për të shtunën më 13 shkurt me po të njëjtat kërkesa mirëpo pas një takimi që kanë zhvilluar me përfaqësues qeveritarë por edhe me menaxhmentin e KEDS e kanë anuluar atë pasi Fejzullahu tha se kanë marrë premtime për realizimin e kërkesave, njofton Klan Kosova.

Megjithatë pavarësisht premtimeve ata konferencën do ta realizojnë në orën 12:00 në zyrat e BSPK.

Telegrafi,  10.02.2016