Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, projekti i gazit do bëhet më i qartë

Ministri bullgar i Energjisë Temenuzhka Petkova shprehu shpresën se deri në fund të prillit zhvillimi i projektit për shpërndarësin e gazit do të bëhet më i qartë. Z. Petkova shpjegoi ministria njoftoi palën ruse ne lidhje me projektin gjatë Komisionit Ndërqeveritar Bullgaro-Ruse për Bashkëpunim Ekonomik dhe Shkencor/Teknik.

‘Gazi rus është një nga burimet e mundshme për shpërndarjen e gazit natyror’, shtoi ministri Petkova.

Ajo ishte eksplicite se Bullgaria kishte përmbushur gjithmonë kërkesat e BE-së dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. ‘Lidhur me shpërndarjen e gazit rus, të dy palët ranë dakord se gjërat janë absolutisht normale në tranzitin e gazit dhe dorëzime,’ tha Temenuzhka Petkova.

Ajo kujton se është bërë punë intensive për burimet alternative të gazit dhe diversifikimin e dërgesave, edhe për shkak të interkonektorëve. ‘Ne punojmë shumë për diversifikimin dhe koncepti ynë për një qendër të shpërndarjes së gazit në territorin e Bullgarisë konsiston pikërisht në këtë drejtim’, vuri në dukje ministry energjisë, raporton Am Cham Bulgaria.

Revista monitor,  11.02.2016