Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta rigjallërohet nga shitja e mprehtë

Cmimet e naftës bruto u rritën të mërkurën, pasi Irani tha se ishte i hapur për bashkëpunim me Arabinë Saudite, duke u rimëkëmbur pjesërisht nga një rënie 8 për qind në seancën e kaluar si pasojë e shqetësimeve mbi kërkesën dhe kapitalet dobëta.

Likuiditeti në Azi ka mbetur i ulët, teksa Kina është e mbyllur gjatë gjithë javës për shkak të festës së Vitit të Ri Lunar, ndërsa Koreja e Jugut do të qëndrojë gjithashtu mbyllur të mërkurën dhe Japonia do të bëjë pushim të enjten.

Çmimet janë mbështetur nga komentet e ministrit të naftës së Iranit se Teherani është i gatshëm të negociojë me Sauditët mbi kushtet aktuale në tregjet e naftës botërore.

Kontratat për treguesin referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për fillimin e muajit u rritën 63 cent, ose 2 për qind më shumë, në 31.95 dollarë për fuçi. Kontrata ra për sesionin e katërt radhazi të martën tu mbyllur 2.56 dollarë, ose 7.8 për qind më ulët.

Nafta e papërpunuar amerikane për dorëzimet e marsitishte 54 centë në 28.48 dollarë për fuçi.

Kontrata ra 5.9 për qind të martën për tu mbyllur 1.75 dollarë më ulët.

Revista Monitor,  10.02.2016