Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Keds investon në Bujanoc

KEDS-i, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, janë duke investuar dhe duke bërë përgatitjet e nevojshme për të shtrirë rrjetin e tensionit të mesëm, në një gjatësi prej tri kilometrave.

Besnik Sherifi, menaxher për projekte në KEDS, ka thënë se investimi në këtë trase e bënë shumë më atraktiv këtë pjesë, gjë që u ndihmon edhe bizneseve që ndodhen afër rrugës.

Traseja e hyrjes në rrugën kryesore Gjilan-Bujanoc, e cila pritet të rregullohet nga Komuna e Gjilanit, do të jetë shumë më atraktive, sepse KEDS-i ka vendosur të investojë në vendosjen e rrjetit të tensionit të mesëm 10kV.

“Më saktësisht, rrjeti ajror shndërrohet në rrjet nëntokësor me një gjatësi prej 3000 metrave kabllo”, thekson Sherifi.

Sipas tij, në këtë pjesë të rrugës së njohur si “Maria Shllaku”, KEDS-i – në bashkëpunim edhe me Komunën e Gjilanit – pritet të vendosë 60 puseta dhe mbi 12 mijë metra kabllo të tensionit XHE, si dhe mbi 650 metra kabllo PPOO (A – 4x95mm).

Alush Sejdiu, njëri nga pronarët e dyqaneve që ndodhen afër trasesë, thotë se këto investime e fuqizojnë pozitën e këtyre bizneseve, sepse do të ketë ndriçim dhe rrugët do të jenë më të gjera.

“Normalisht që investimi i KEDS-it e bënë më joshës hyrjen e Gjilanit, kurse kompanitë që ndodhen afër rrugës janë më me fat”, ka thënë ai.

Telegrafi, 09.02.2016