Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fillon studimi i fizibilitetit për Trepçën

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të zhvillojë dy nga proceset më të rëndësishme për fatin e ndërmarrjes “Trepça”.

Do të bëjë analizën preliminare të kërkesave kreditore, si dhe do të iniciojë studimin e fizibilitetit të saj.

Këta hapa janë paraparë të ndërmerren nga bordi i ri i AKP-së, në një takim pune që ka zgjatur tri ditë.

Ndërmarrja e këtyre hapave është në pajtim me Ligjin e AKP-së dhe me Ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve me rëndësi të veçantë, por që janë në kundërshtim me vizionin e Qeverisë së Kosovës dhe me Ligjin për ndërmarrjet publike.

Qeveria e Kosovës për më shumë se një vit nuk ka ndërmarrë asnjë hap për caktimin e një vizioni për “Trepçën”, përcjell koha.net. Vetëm në fund të vitit 2015 janë mbajtur takime për këtë çështje. Ndërkohë, Ligji për ndërmarrjet publike kërkon që për “Trepçën” të ketë një strategji dhe ligj të veçantë.

Koha Ditore, 09.02.2016