Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Spahiu: Ja ç’do ndodhë me bombolat e konsumatorëve

Një draft vendim që pritet të kalojë shumë shpejt në Këshillin e Ministrave synon përcaktimin e rregullave të reja të tregtimit dhe përdorimit të sigurt të gazit të lëngshëm të naftës.

Një risi që sjell ky draft ka të bëjë me pronësinë e bombolave të gazit që tashmë do të kenë një kod unik, një ngjyrë përkatëse dhe logo të kompanisë. Konsumatori duhet vetëm të paraqitet për ta tërhequr këtë bombol dhe ta dorëzojë atë pas mbarimit të sasisë së gazit.

Por çdo të ndodhë me bombolat që kanë sot në përdorim konsumatorët?

Në një interivstë për televizionin SCAN Drejtori i Politikave Hidrokarbure në Ministrinë e Energjisë Dritan Spahiu jep edhe detajet.

Draft-vendimi përcakton edhe krijimin e një regjistri elektronik nga ana e kompanive të shumicës të cilat do të regjistrojnë bombolat në pronësi si dhe proceset që ka kaluar ajo. Ky regjistër do rifreskohet dhe raportohet çdo tre muaj në Ministrinë e Energjisë duke lejuar që të bëhet një gjurmim I plotë i procesit në funksion të rritjes së sigurisë.

Scan TV,  08.02.2016