Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kush ka frikë nga nafta e lirë?

Çmimet e ulëta të energjisë duhet të jenë mundësi për ekonominë. Mendohuni sërish.

Së bashku me ‘rrjedhjet’ bankare dhe ‘përplasjet’ e tregut, goditjet e naftës kanë pak fuqi ‘për të çliruar monstrat’, shkruan The Economist. Duke filluar me embargon e naftës arabe të vitit 1973, njerëzit kanë mësuar se rritjet e papritura në çmimin e naftës shkaktojnë kaos ekonomik. Në anën tjetër, kur çmimet bien për shkak të tepricës, si në vitin 1986, kjo përmirëson gjendjen e botës. Parimi drejtues është se rënia prej 10% në çmimet e naftës nxit rritjen me 0.1-0.5 pikë përqindjeje.

Në 18 muajt e fundit, çmimi ka rënë me 75%, nga 110 dollarë për fuçi në nën 27 dollarë. Megjithatë, këtë herë, përfitimet janë më pak të sigurta. Edhe pse konsumatorët kanë fituar, prodhuesit po vuajnë rëndë. Efektet po përhapen në tregjet financiare, dhe ende ka të ngjarë të reduktojnë besimin e konsumatorit. Ndoshta përfitimet e një nafte të tillë ultra të lirë ende tejkalojnë shpenzimet, por tregjet deri tani kanë rënë në mënyrë aq të shpejtë saqë edhe kjo nuk është më e qartë.

Ekonomitë e reja të naftës

Bota po mbytet në naftë. Arabia Saudite po prodhon me kapacitet thuajse të plotë. Mendohet gjerësisht se sauditët duan të nxjerrin nga biznesi i industrisë prodhuesit me kosto të lartë, përfshirë edhe disa nga firmat e shpimit që kanë rritur prodhimin e naftës në Shtetet e Bashkuara nga 5 milionë fuçi në ditë në vitin 2008 në mbi 9 milionë fuçi në ditë aktualisht. Arabia Saudite do të përballet me problemet për të penguar Iranin, rivalin e saj të hidhur, i cili ishte gati t’u ribashkohej tregjeve të naftës, teksa u anuluan sanksionet bërthamore, me një prodhim potencial prej 3-4 milionë fuçi në ditë.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të sauditëve, prodhuesit kanë dështuar të jenë shumë elastikë. Shumë të tillë kanë arritur efikasitet. Ata e urrejnë idenë që të mbyllin puset e tyre vetëm që ‘gjuetarët e naftës’ në bllokun tjetër të korrin shpërblimet kur të rigjallërohen çmimet. Ata nuk do të largohen për aq kohë sa çmimet të mbulojnë kostot ditë pas dite, në disa raste të ulëta prej 15 dollarësh për fuçi. Ndërkohë, aksionet e naftës në vendet më të pasura të OECD-së në tetor qëndruan në nivelet e importeve neto të 267 ditëve, pothuajse 50% më lart se pesë vjet më parë.

Ato do të vazhdojnë të rriten, veçanërisht në qoftë se kërkesa ngadalësohet më shumë se sa pritej në Kinë dhe pjesën tjetër të Azisë. Parashikimet vlerësojnë se çmimet e naftës priren të jenë të pasuksesshme, pak presin që ajo të nisë rritjen përpara vitit 2017. Çmimi i ditëve të sotme mund të shënojë fundin e fuçisë.

Ka nga ata që parashikojnë një nivel fare të ulët prej 10 dollarësh për fuçi.

Sa më i ulët, aq më mirë, mund të thoni. Shikoni se si nafta e lirë ka rritur importuesit, nga Europa drejt Azisë Jugore. Fatura e importit të naftës së Eurozonës ka rënë me 2% të PBB-së që nga mesi i vitit 2014.

India është kthyer në ekonominë me rritjen më të shpejtë në botë.

Megjithatë, lëvizja e fundit në rënie është gjithashtu një burim ankthi. Kolapsi i të ardhurave mund të sjellë paqëndrueshmëri politike në pjesët e brishta të botës, të tilla si Venezuela dhe Gjiri, dhe rivalitet për karburant në Lindjen e Mesme. Nafta e lirë disponon një ‘linjë të gjelbër’, pasi ajo nxit rënien e çmimit global të gazit natyror, i cili nxjerr nga loja qymyrin, një karburant më të pisët. Por në terma afatgjatë, lëndët djegëse fosile më të lira reduktojnë shtysën për të vepruar mbi ndryshimin e klimës. Edhe më shqetësuese se të gjitha është ekonomia e re ‘abrazive’ e naftës.

Në të kaluarën, nafta e lirë ka nxitur ekonominë botërore për shkak se konsumatorët kanë shpenzuar më shumë se një dollar në krahasim me prodhuesit. Sot, kjo llogari është më pak e ‘drejtpërdrejtë’ se më parë. Konsumatorët amerikanë mund të kenë kursyer më shumë se sa pritej. Prodhuesit e naftës po shtrëngojnë rripat e tyre, duke shpenzuar në mënyrë ekstravagante kur çmimet ishin të larta. Pas rënies së fundit në çmimet e naftës së papërpunuar, Rusia njoftoi ulje prej 10% të shpenzimeve publike. Edhe Arabia Saudite po redukton rreptë buxhetin e saj për t’u përballur me deficitin e saj prej 15% të PBB-së.

Nafta e lirë dëmton gjithashtu kërkesën në mënyra të tjera më të rëndësishme. Kur nafta e papërpunuar ishte rreth 100 dollarë për fuçi kishte kuptim të shpenzohej për të eksploruar zona të pazakonta, të tilla si Arktik, në perëndim të Afrikës dhe thellë nën brigjet shkëmbore të kripura të Brazilit. Teksa kanë rënë çmimet, ka rënë dhe investimi. Projektet me vlerë 380 miliardë dollarë janë lënë pezull. Në Amerikë, shpenzimet për aktivet fikse në industrinë e naftës janë përgjysmuar nga kulmi i tyre.

Helmi është përhapur: indeksi i blerjes së menaxherëve për muajin dhjetor, prej 48.2, ka regjistruar tkurrje të përshpejtuar përgjatë gjithë prodhimit industrial amerikan. Në Brazil, dëmi ndaj Petrobras, kompania kombëtare e naftës, nga çmimi i naftës është përkeqësuar nga skandali korrupsionit që ka paralizuar nivelet më të larta të qeverisë.

Rënia në investime dhe në çmimet e aktiveve është edhe më e dëmshme sepse është shumë e shpejtë. Teksa nafta bie përkundër sfondit të një ekonomie të brishtë botërore, ajo mund të shkaktojë falimente.

Është e vështirë të vlerësosh pasojat potenciale financiare. Pjesa më e madhe e rritjes prej 650 miliardë dollarësh në borxhin e korporatave të tregjeve në zhvillim që nga viti 2007 është shënjuar në industritë e naftës dhe mallrave. Nafta luan një rol qendror në një sërë tregjesh në zhvillim të prirë për të qenë problematik.

Me rënien e PBB-së në Rusi, qeveria do të mund të përballet me një krizë buxhetore brenda disa muajsh. Venezuela, ku inflacioni shënon mbi 140%, ka deklaruar gjendje të jashtëzakonshme të ekonomisë.

Prodhuesit e tjerë të naftës priren drejt një cikli të ngjashëm, ndoshta më të butë, më të dobët në rritje, një monedhe në rënie, inflacion të importuar dhe politikë më të shtrënguar monetare. Bankat qendrore në Kolumbi dhe Meksikë kanë rritur normat e interesit në muajin dhjetor. Nigeria po fikson dollarin në përpjekje të dëshpëruar për të vlerësuar monedhën e saj.

Në vendet e pasura ka gjithashtu tension. Përfitimet ndaj obligacioneve të korporatave me yield-e të lartë janë rritur nga rreth 6.5% në mes të 2015-s në 9.7% sot. Pakënaqësia e investitorëve u përhap me shpejtësi nga firmat e energjisë tek të gjithë huamarrësit. Indekset globale po bien në nivele të ulët prej 30 muajsh. Bankierët qendrorë në vendet e pasura shqetësohen se inflacioni vazhdimisht i ulët do të ushqejë shpresat e çmimeve statike ose në rënie – në fakt, rritjen e normave reale të interesit. Aftësia e politikëbërësve për t’u përgjigjur është e kufizuar sepse normat, pranë zeros, nuk mund të reduktohen më tej.

Bëj më të mirën e mundur

Rënia e çmimit të naftës krijon një numër të madh të fituesve në Indi dhe Kinë. Ajo u jep ekonomive të varura nga nafta si Arabia Saudite dhe Venezuela një arsye urgjente për të përqafuar reformën. Ajo i ofron importuesve të naftës, si Koreja e Jugut, një shans për të hequr dorë nga subvencionet e padobishme ose nxit inflacionin dhe frenon deficitin duke rritur taksat. Por ky shok i naftës vjen ndërkohë që ekonomia botërore vazhdon të përballet me pasojat e krizës financiare. Ju mund të mendoni se nuk mund të ketë kohë më të mirë për rritje. Në fakt, bota ende mund të ‘goditet’ nga një përbindësh i naftës në qarkullim.

Revista monitor,  06.02.2016