Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skavica do ndërtohet nga KESH, Katundi i Ri nga privati

Në vitin 2015, prodhimi i naftës në vend ishte rreth 1.3 milionë tonë, sipas vlerësimeve paraprake nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë, nga 1.37 milionë tonë që kishte arritur në 2014-n, niveli rekord i pas viteve ‘90.
Burime nga Ministria e Industrisë pohuan se ndonëse në sasi prodhimi i naftës ka rënë me vetëm 5%, të ardhurat e siguruara kanë qenë shumë më të ulëta për shkak të tkurrjes së çmimeve. Sipas të dhënave paraprake nga Bankers Petroleum, të ardhurat e kompanisë u përgjysmuan në vitin 2015, për të arritur në rreth 300 milionë dollarë.

Ditët më të mira në historinë e saj industria i ka pasur në vitin 1974, kur prodhimi arriti rekordin në 2.2 milionë ton. Më pas prodhimi ra dukshëm duke arritur në nivelin më të ulët në vitin 2000 me vetëm 330 mijë tonë. Riaktivizimi i industrisë përmes marrëveshjeve koncesionare nxiti prodhimin, sidomos pas vitit 2009, kur Bankers Petroleum, që shfrytëzon me koncesion fushën më të madhe naftëmbajtëse mbi tokë në Europë, atë të Patos Marinzës, hyri në eficiencë të plotë. Rritja e çmimeve të naftës ishte gjithashtu një tjetër faktor që nxiti industrinë, teksa në periudhën 2011-2014 nafta tregtohet me rreth 100 dollarë për fuçi. Por, teksa rënia e çmimeve të karburanteve filloi në gjysmën e dytë të 2014-s dhe vazhdoi e pandalshme në 2015-n për të arritur në rreth nivelin më të ulët të 11 viteve në ditët e para të janarit (rreth 33 dollarë për fuçi), dhe 35 dollarë aktualisht, sektori i prodhimit të naftës në vend është futur në një krizë të thellë.

Ndikimin e parë do ta kenë investimet e secilës kompani në hapjen e puseve të reja, sondave, etj. Bankers Petroleum, operatori më i madh i nxjerrjes së naftës në vend, që shfrytëzon burimin e Patos Marinzës, ka pohuar se nuk planifikon të hapë puse të reja në vitin 2016, ndërkohë që në 2015-n kishte hapur 61 puse të reja. “Si pasojë e çmimeve të paqëndrueshme të naftës edhe në fillim të vitit 2016, Bankers ka zgjedhur të pezullojë aktivitetin e shpimit deri në përmirësimin e çmimeve, me qëllim për të mbrojtur forcën e bilancit financiar të kompanisë. Dy sondat shpuese të përdorura përgjatë vitit 2015 janë ndalur përkohësisht në muajin dhjetor. Aktiviteti i shpimit do të rinisë me rritjen e çmimeve, sondat do të qëndrojnë në vend dhe do të jenë të gatshme për të rinisur aktivitetin në një të ardhme të shpejtë”, ka bërë të ditur zyrtarisht operatori.

Kompania turke Trans Atlantic Petroleum (ish-Stream Oil), – që shfrytëzon burimet e Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës – e ka nxjerrë në shitje në nëntor 2015 degën e saj në Shqipëri dhe ka reduktuar në minimum aktivitetin. Frenimi i investimit apo prodhimit prek indirekt dhe shumë kompani të treta që ofronin shërbime për to, si në transport, magazinim etj.

Varianti i dytë parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve: Katund i Ri 445 dhe Skavica 395. Sipas këtij varianti në total numri i të zhvendosurve shkon në 1560 persona ndërsa sipërfaqja totale e përmbytur arrin në 2297 Ha tokë. Vlera totale e investimit për dy HEC-et shkon në 347.8 milion Euro ndërsa prodhimi vjetor i përbashkët 694 GWh.

Varianti i tretë parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve: Katund i Ri 445 dhe Skavica 385. Sipas këtij varianti në total numri i të zhvendosurve shkon në 800 persona ndërsa sipërfaqja totale e përmbytur arrin në 1788 Ha tokë. Vlera totale e investimit për dy HEC-et shkon në 313.8 milion Euro ndërsa prodhimi vjetor i përbashkët 673 GWh.

Prezantimi_Skematik_Final_i_Skavices_A3_30Jan2016Studio franceze i konsideron dy variantet e fundit të financueshme dhe me efekte të menaxhueshme mjedisore e sociale. Rrjedhimisht qeveria shqiptare ka preferuar të ndjekë rrugën e zbatimit të një prej skemave që nga studimi konsiderohet e financueshme.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi se për rastin e Katundit të Ri që nuk ndikon në menaxhimin e Kaskadës aktuale të Drinit dhe nuk pengon projektin e Skavicës 395 apo 385, është vendosur që ti jepet mundësia ta ndërtojë një operator privat. Aktualisht i është dhënë një bonus një bashkimi kompanish turke të cilat kanë paraqitur një projekt dhe ofertë të pakërkuar për HEC Katund i Ri. Gara e cila ende nuk është çelur për këtë koncesion, lejon mundësinë e pjesëmarrjes së çdo kompanie tjetër të interesuar për këtë projekt.

Ndërkaq, për rastin e Skavicës, sipas variantit ende në diskutim 395 apo 385, qeveria insiston në gjetjen e formave të financimit që këtë vepër ta realizojë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Z.Gjiknuri u kërkoi donatorëve që të asistonin qeverinë shqiptare për të studiuar dhe këshilluar format e financimit që do të ja mundësonin KESH-it të ishte administruesi i HEC Skavicës. Kjo vepër konsiderohet me ndikim në skemën e shfrytëzimit edhe të kaskadës aktuale të Drinit, HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Ministri Gjiknuri tha se tanimë situata financiare e sektorit energjitik dhe vet kompanisë së prodhimit KESH po shkon drejt përmirësimit dhe do të ishte zgjidhja më e mirë që HEC Skavicën ta gjejë formën e financimit vet korporata.

Të pranishëm në tryezë ishin ekspertët ndër më të njohurit e fushës së elektroenergjitikës dhe ndërtimit të veprave si Luigj Pjetri, Bashkim Spahiu, Engjëll Çuçi dhe Fahri Maho. Gjatë diskutimeve të tyre, ata e cilësuan projektin e ndërtimit të HEC të madh të Skavicës si shumë vështirësisht të realizueshëm për realitetin e sotëm, me kostot e rënduara të shpronësimeve dhe efekteve sociale. Rrjedhimisht, ata e mbështetën idenë e shfrytëzimit me dy hidrocentrale Katund i Ri dhe Skavica. Ekspertët e mbështetën gjithashtu qëndrimin e qeverisë për të mos ja lënë një privati pronësinë dhe menaxhimin e HEC Skavicës por për t’ia mundësuar këtë funksion Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Fjala e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri gjatë tryezës me donatorët mbi potencialet e shfrytëzimit të Drinit të Zi:

Mirëdita të gjithëve!
E kemi menduar këtë takim si një lloj bashkëbisedimi në lidhje me sfidat që kemi dhe politikat që kemi filluar të ndjekim në lidhje me këtë çështje. Ka disa zhvillime që tashmë janë bërë publike dhe kanë nxitur debat. Kjo çështje meriton padyshim të ketë debat, kuptohet nisur nga interesi për të zhvilluar gjenerimet shtesë dhe kapacitetet. Ka ide të shumta, këtu ka të pranishëm edhe inxhinierë të vjetër, ju e dini se ka patur shumë diskutime sesi do të jetë varianti më i mirë i shfrytëzimit të asaj që quhet Skavica apo pjesë e Drinit të Zi.

Kuptohet, një pjesë e tyre janë bërë në një kontekst të caktuar kohor dhe ka qenë një skemë e menduar që në kohën e diktaturës. Skemë që funksiononte ose mendohej që do të funksiononte edhe në mbështetje të politikave të asaj kohe për rritjen e kapaciteteve gjeneruese, rritjen e rezervuarit ose pjesa rregulluese e kaskadës. Por, nga shumë studime, ka studime të vitit 2009 nga Sogreah por edhe nga konsulentë të tjerë, ka edhe implikime të mëdha mjedisore e sociale të cilat kthehen kosto financiare në kohën e sotme. Ka qenë një sfidë e vërtetë gjetja e zgjidhjes më të pranueshme, një vështirësi për shumë qeveri dhe nuk mund të mohohet.

Nga këto studime të cilat janë të pranuara nga autoritetet shqiptare, kanë dalë zgjidhjet më optimale, ato që kanë qenë afër vlerësimit që kosto e marrë justifikon edhe përfitimet. Do të thotë, mbase skema më një digë, me nivelin 445 apo më vonë me 441 është një skemë që mund të krijojë më tepër kapacitet gjenerues si dhe aspektet rregulluese. Por, kostot sociale dhe mjedisore, unë po e them se në pikëpamjen time janë të papërballueshme. Ajo mbetet një ëndërr e bukur, si ato projektet që kanë qindra vjet nëpër botë, diskutohen shumë por është shumë e vështirë të realizohen.

Duhet thënë se edhe studimi i  Sogreah është bërë në vitin 2009, në kushtet kur çmimet e energjisë kanë qenë edhe më të larta. Duhet të jemi koshient se tregu energjisë ka pasur një rënie vitet e fundit dhe me çfarë po duket edhe në vazhdim, nuk do të ketë ndonjë ngritje të çmimeve të energjisë, të tregtimit me shumicë të energjisë. Sot në rajon dhe në Europë ato kanë vajtur edhe në 30 euro mega. Nuk po marr rastin e Gjermanisë apo vende të tjera, por edhe në rajon po të shikojmë bursën, kemi çmim mesatar jo më shumë se 42-43 euro. Kjo e bën projektin akoma më pak fizibël nisur nga kostot që janë parashikuar, për atë që quhej diga e madhe dhe që krijonte një rezervuar të madh, me impakt shumë rregullator. Për mendimin tonë bëhet i pa financueshëm. Me shumë specialistë ka pasur diskutime sesi do të ishte forma më e mirë e partnershipit për të zhvilluar kapacitetet e Drinit të Zi. Ka pasur një interes që shteti, po të themi Korporata Eletroenergjetike Shqiptare të kishte rolin kryesor në menaxhimin e kësaj kasakade. Do të thotë që shteti duhet të ishte ai që duhet të garantonte nëpërmjet Korporatës bërjen e këtij investimi. Një investim i cili do të kërkonte miliarda dollarë dhe me këto kosto të mëdha social-mjedisore siç janë zhvendosja e 10 mijë njerëzve, shpronësime që të themi të drejtën nuk janë çështje e kollajshme.

Dua të jem modest, nuk pretendoj që i di të gjitha sensibilitetet e zonës, por kam lexuar raporte të ndryshme për sensibilitetet e atyre banorëve. Vlerat që pretendohen për shpronësime janë të tilla që projektin e bëjnë të pamundur. E thënë thjeshtë, ky është mendimi im. Mbase të tjerë mund të kenë mendime të tjera. Pse? Sepse njerëzit atje do të privohen nga çdo lloj mënyre jetese për të ardhmen duke kërkuar një zhvendosje dhe kompensim. Vlera e tokës mund të shkojë shumë lart dhe projekti shkon në kuadrin e disa miliard dollarëve, që për mua pastaj bëhet utopi.

Janë këto sfida që e kanë mbajtur këtë potencial, për mendimin tim të pazhvilluar dhe që është një potencial i mirë energjetik. Ne kemi ndërmarrë një iniciativë nisur nga modeli më i pranueshëm. Të tillë e konsiderojmë shfrytëzimin me dy diga për të cilin do të bëhet edhe prezantimi këtu. Në këtë model me dy diga, të paktën të japim me partneritet publik-privat një variant i cili nuk ka impakt në kaskadë, pra që quhet pjesa e Katundit të Ri. Ai nuk impakton operacionet normale të KESH-it.

Pjesa e sfidës për ne lidhet edhe me takimin e sotëm. Qëllimi i këtij takimi me donatorët ka qenë që nëpërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare të kërkojmë një asistencë, një konsulencë, një mbështetje financiare. Mendojmë që KESH-i në të ardhmen do të jetë një ndërmarrje shumë më fitimprurëse nisur nga liberalizimi i tregut të energjisë, detyrimi më i vogël që do të ketë ndaj konsumatorëve të rregulluar. Do të thotë që do ti optimizojë më mirë burimet e saj dhe do të ketë të ardhura të cilat mund ta bëjnë të mundur financimin e kësaj vepre nëpërmjet KESH-it, në një formë që do të jetë e pranueshme nga ana ekonomike. Patjetër, kjo do një studim më të detajuar fizibiliteti, që i ka munguar deri tani. Të jetë e mundur që KESH-i të marrë rolin dhe për të përcaktuar përfundimisht kush do të ishte të paktën tek këto nivelet e digave 395 apo 385? Ato nuk kanë ato implikimet e mëdha mjedisore apo sociale që dalin nga të dyja studimet si nga Sogreas, ashtu edhe nga një vlerësim që i ka bërë një konsulent i IFC-së. Kjo mund të ketë rol më të vogël rregullator, po do ketë kapacitet shtesë gjenerues, do të plotësojë nevojat e KESH-it edhe për energji. Unë mendoj se ky investim do ta lajë veten duhet shtuar prodhimin e mëtejshëm të Korporatës Elektroenergjetike dhe mundësinë që ata kanë për të tregtuar më shumë energji edhe në kuadrin e një politike tashmë të liberalizuar të tregut të energjisë.

Zhvillimet e kohës kërkojnë hapje, çlirimin e korporatës nga detyrimet publike që ka pas. Ky është një trend që po shkon në të gjithë Europën Juglindore dhe në Bashkimin Europian tashmë kjo është një normë, është mënyra sesi funksionojnë.

Do të prezantohet edhe më vonë ajo çfarë ka ndodhur me Katundin e Ri. Është dhënë një bonus për një propozim të pakërkuar. Nuk është shpallur gara akoma. Gara do të jetë transparente dhe kompetitive për çdo kompani që është e interesuar. Nga vlerësimet që kanë bërë komisionet përkatëse, kemi patur si objektiv që të mos ketë një impakt në operacionet e KESH-it poshtë dhe pa impaktuar atë që quhet projekti i Skavicës, por jo më ajo e madhja. Jo më Skavica e madhe, por pjesa çfarë mbetet e Skavicës dhe këtu është synimi jonë që ta atraktojmë. I jemi drejtuar zyrtarisht institucioneve financiare në mënyrë që të detajojmë edhe mundësinë e një konsulence për të avancuar në këtë drejtim. Unë besoj se në krye të 2-3 viteve, korporata do të jetë në një gjendje shumë më të mirë financiare dhe jam i bindur që mund të gjejë një partnership që edhe ta financoj vet. Kuptohet nëpërmjet financimit të institucioneve financiare por që japin garanci për shlyerjen e këtij investimi dhe që investimi bëhet i pranueshëm.

Ky ishte edhe qëllimi i takimit të hapur ku vlen të bëhen diskutime. Njerëzit janë shumë më pak të informuar mbi impaktet që kanë skemat e ndryshme dhe shpeshherë është shumë e kollajshme që të biesh pre e spekulimeve, qoftë edhe me doza patriotike a thua sikur njëra palë po i nënvlerëson interesat kombëtare. Synimi është shumë i thjeshtë. Të bëjmë atë që është e mundshme, që është e realizueshme, në një kohë të arsyeshme. Mund të kesh projekte që mund ti kesh si ëndrra edhe 50 apo 100 vjet të tjera por nuk do bësh ndonjë gjë. Koha kërkon investime, koha kërkon kapacitete shtesë gjeneruese dhe të gjitha këto kapacitete në funksion të një modeli ekonomik të qëndrueshëm. Modeli ynë ekonomik i energjisë, e thënë troç dështoi. Ne patëm krizën më të madhe që ka patur ndonjëherë Shqipëria në energji. Jo për shkak të mungesës së energjisë por për shkak të modelit ekonomik që u ngrit në vitin 2012-2013. Shyqyr gjërat që atëherë kanë filluar të marrin për mirë por që janë sfida të mëdha të cilat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kuptohet, në një kuadër tjetër rregullator, i cili do të harmonizojë sesi investimet private do të jenë të qëndrueshme dhe ku shteti të marrë sa më pak risqe.

Është një lloj ekuacioni me disa variabla të cilët duhet të gjesh një ekuilibër në mënyrë që ta bëjë këtë funksional. Ky është qëllimi ynë, prandaj duam asistencën, konsulencën, që pikërisht të bëhet e mundur sesa fizibël është nga ana e KESH-it ky kapacitet shtesë dhe çfarë financimesh mund të mobilizojmë. Sa fizibël do të ishte si projekt dhe që realisht edhe qeveria shqiptare në këtë rast mund të merrte ndonjë risk, gjithmonë në funksion të politikave të saj energjetike.

Unë nuk dua ta zgjas më sepse dua që t’ia lë vendin edhe ekspertëve të ministrisë për të bërë prezantime konçize, të shkurta, në lidhje me opsionet dhe me variantet. Pastaj, patjetër do të dëshirojmë të dëgjojmë nga donatorët pjesëmarrës këtu, mendimin e tyre.

Faleminderit!

energjia.al  05.02.2016

potenciali gjenerues i drinitskavica harteskavica harte2