Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, OEK kundër shtrenjtimit të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), vlerëson se në situatën aktuale ekonomike në të cilën biznesi vendor po ballafaqohet me shumë sfida dhe probleme rritja eventuale e çmimit të energjisë elektrike, kërkesë kjo e KEK-ut dhe KEDS-it, pa dyshim do të kishte ndikim tepër negativ në kushtet e funksionimit të bizneseve në Kosovë dhe do të ndikonte në përkeqësimin e pozitës edhe ashtu të vështirë të tyre.

“Oda Ekonomike e Kosovës si asociacioni më i madh i biznesit vendor edhe me këtë rast thekson se zhvillimi dhe forcimi i ekonomisë së tregut, që është përcaktim kushtetues dhe politik i Republikës së Kosovës mund të arrihet vetëm me zhvillimin e sektorit privat si bartës të zhvillimit ekonomik të vendit dhe rritja eventuale e çmimeve të energjisë elektrike drejtpërdrejtë do të kishte efekte të shumëfishta negative dhe do të ishte pengesë e drejtpërdrejtë në zhvillimin e mëtejmë ekonomik, të ndërmarrësisë, të konkurenshmërisë së kompanive vendore në tregun rajon dhe më gjerë dhe do të sillte pasoja shumë të rënda për punën e tyre”, thekson komunikata e OEK-ut transmeton Telegrafi.

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të mos aprovon kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike të kërkuara KEK-u dhe KEDS-i.

Telegrafi,  02.02.2016