Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, inaugurohet HEC “Albaniku III”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë inaugurimin e Hidrocentralit “Albaniku III”, në fshatin Selac të Mitrovicës, një investim ky i përbashkët kosovaro-gjerman.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se në thellësi të Shalës së Bajgorës sot po përurohet një vepër e rëndësishme që prodhon dritë, e cila do të jetë krenari e kësaj ane dhe e gjithë Kosovës.

Veseli tha se ky hidrocentral do të kontribuojë në gjenerimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, e cila është edhe një ndër kushtet dhe standardet e BE-se për prodhimin e energjisë.

Lëshimi në qarkullim i këtij hidrocentrali, shtoi kreu i Kuvendit, do të ketë efekte të shumëfishta pozitive, në radhë të parë, duke rritur prodhimin vendor të energjisë dhe zvogëluar importin e saj nga jashtë, si dhe duke mundësuar punësim të përhershëm të disa inxhiniereve dhe punonjësve të tjerë nga kjo anë.

Kreu i Kuvendit tha se ky investim është shembull i mirë i bashkëpunimit të kapitalit vendor dhe atij të diasporës shqiptare nga Gjermania.

“Këtij projekti dhe investitorëve u uroj punë të mbarë. Ky projekt do të jetë shembull stimulues për investitorë të tjerë potencialë, sidomos atyre nga diaspora, të cilët, shfrytëzoj rastin t’i ftoj që të vijnë dhe të investojnë në vendin e tyre. Institucionet e Kosovës po angazhohen çdo ditë që të krijojnë kushte sa më të favorshme për investime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për sektorin privat, shtyllë kjo e rëndësishme e zhvillimit të ekonomisë sonë”, tha ndër të tjera kryeparlamentari Veseli, duke shtuar investimet e tilla do të kenë përkrahje të parezervë, duke u bërë kështu garanci për zhvillimin e vendit.

Në funksion të kësaj, kreu i Kuvendit theksoi se është diskutuar që të ndryshohet metodologjia e privatizimit, me qëllim të favorizimit të ndërmarrjeve që hapin vende të reja të punës.

Me këtë vepër, kryetari Veseli tha se kësaj zone po i shtohet edhe një destinacion i ri turistik, falë vullnetit të tre ushtarëve dinjitozë të UÇK-së, të cilët i ka bashkuar ideali që të sjellin investime në Kosovë.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 31.01.2016