Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Falimenton kompania e gazit AL.P.IN

Shoqëria e AL.P.IN me aktivitet në tregtimin e produkteve petroliere nisi këto ditë procedurat e falimentit në Gjykatë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të pamundësisë për shlyerjen e një linjë kredie 150 milionë lekë ndaj Raiffeisen Bank.

Shoqëria “AL.P.IN” sh.a. është një shoqëri tregtare e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit Tiranë, në datën 23.3.2002. Kjo shoqëri ushtron aktivitetin tregtar në fushën e importit, eksportit, transport, tregtisë me shumicë e pakicë të të gjithë gamës së produkteve petroliere me sistem shpërndarje dhe shitjeje të GPL-së (gaz vajguror të lëngshëm për përdorim shtëpiak e industrial).

Në këtë kontratën e kredisë ndërmjet Raiffeisen dhe AL.P.IN është parashikuar dhënia e një kredie në llogarinë rrjedhëse të kredimarrësit, deri në shumën prej 150.000.000 ALL.

Në kushtet e mospërmbushjes së detyrimit prej kredimarrësit, kreditori shoqëria “Raiffeisen Bank” sh.a, i është drejtuar Gjykatës me kërkesë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit.

Po, midis palës kërkuese është kontrata e kredisë me kufi nr me datë 22.4.2010, nëpërmjet së cilës Banka i ka akorduar kredimarrësit, përkundrejt kushteve të përcaktuara në kontratë, një shumë kredie prej 20,000,000 lekësh (njëzet milionë), me afat kthimi deri më 30 nëntor 2010.

Afati i kthimit të kredisë është shtyrë deri më 29 gusht 2012, me marrëveshje të palëve, duke u ristrukturuar kredia nga lekë në euro. Me vendimin nr. 10260, datë 26.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi kërkesën e kreditorit, i cili ka pretenduar se nga ana e kredimarrësit nuk është përmbushur detyrimi sipas kushteve të kontratës, është vendosur lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për kontratat e kredisë

Gjykata ka vërejtur se gjendja e paaftësisë paguese përbën shkak të përgjithshëm për hapjen e procedurës së falimentimit. Debitori vlerësohet i paaftë për të paguar nëse nuk është në gjendje të paguajë detyrimet në datën e maturimit.

Pasuria e shoqërisë “AL.P.IN” sh.a., sipas aktit të ekspertimit dhe provave shkresore, mbi bazën e deklarimeve të debitorit për shkak të problemeve në pasqyrën financiare të vitit 2014, deri në datën 31.12.2014, është në aktive në vlerën 290,306,975 lekë dhe detyrime në vlerën 207,829,062 lekë.

Përfundimisht, rezulton se shoqëria “AL.P.IN” sh.a., nuk rezulton, sipas ekspertes, në kushtet e mbingarkesës në borxhe. Kështu pasuritë e shoqërisë “AL.P.IN” sh.a., mbulojnë shpenzimet e procedurës së falimentimit.

Revista Monitor,  29.01.2016