Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta po hyn në territor irracional

Tregjet botërore të naftës kanë shkelur në heshtje një pengesë të rëndësishme teksa ato ranë gati 30 për qind në nën 30 dollarë për fuçi në javët e para të 2016, duke kaluar linjën e mjegullt që ndan përgjigjen racionale ndaj bazave nga një frikë e paarsyeshme, ku e vetmja rrugë e së ardhmes është rënia, rënia, rënia.

Kjo shënon një ndryshim nga shumica e 18 muajve të fundit, kur prejardhja e gjatë e naftës nga 100 dollarë për fuçi është perceptuar gjerësisht si një rregullim shpesh i dhimbshëm, ndonjëherë i trazuar ndaj një baze ‘të re normale’, në të cilën OPEC nuk do e reduktojë më furnizimin e tij, duke lënë që të jenë nxjerrësit amerikane teshistit argjilor ata që do të balancojnë tregun.

Procesi ka marrë më shumë kohë se sa pritej teksa firmat e shistit argjilor dëshmuan jashtëzakonisht të shkathët, duk e reduktuar kostot dhe shpimet në pikat kyce në mënyrë që të vijonin me prodhimin e bollshëm të naftës. Teksa ata bënin këtë, çmimet iu dre j tuan niveleve mmë të ulëta, për herë të parë në verë dhe përsëri këtë muaj.

Por tani gjërat kanë shkuar shumë larg. Të dhënat e ditës së sotme ka të ngjarë të tregojnë se fondet e mëdha dhe spekulatorët në tregun e naftës amerikane kanë shtuar ‘shitjet e shkurtra’(shitja e aksioneve që nuk zotërohen ende) që kanë dyfishuar në një rekord 200 milion fuçi gjatë tre muajve të fundit.

Të paktë janë tregtarët që presin rimëkëmbje të shpejtë nga rënia e këtij viti si pasojë e presionit të tepricës së thellë të furnizimit dhe shenjave të dobësisë ekonomike në Kinë – konsumatori nr. 2 i naftës në botë.

Revista Monitor, 22.01.2016