Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fierza, rrotat në turbinat 1 dhe 3 janë problem

Teksa reshjet kanë nisur të përqendrohen me intensitet në vetëm disa ditë, përmbytjet janë shtuar dhe vëmendja për mirëmbajtjen e HEC-ve në lumin në Drin është shtuar.
Duke raportuar për gjendjen e HEC-ve, KESH shpjegon se në HEC-in e Fierzës mbeten problem rrotat e punës së turbinave 1 dhe 3, të cilat nuk janë zëvendësuar me rehabilitimin e Hidrocentralit. Por burimet zyrtare nga KESH njoftojnë se kompania ka në planet e saj afatgjata zëvendësimin e tyre.
HEC-Fierzë është parashikuar si vepër e klasit të parë përsa i përket rrezikshmërisë, shpjegon KESH. Diga e Fierzës është projektuar për prurje maksimale llogaritëse në periudhën e reshjeve 1 herë në 10 mijë vjet 6100 metër kub për sekondë dhe për prurje maksimale kontrolluese në periudhën e reshjeve 1 herë në 10 mijë vjet (9600 metër kub për sekondë).
Gjithashtu gjeneratorët e agregateve veçanërisht Ag-2 shfaqin rritje të temperaturave me rreth 12 gradë mbi normalen dhe kanë nevojë rehabilitimi me zëvendësim të nuklit të pështjellave.
Në vitin 2012 KESH përfundoi investimin 30 milionë euro për rehabilitimin e dy turbinave të hidrocentralit të Fierzës. investimi i kryer me ndihmën e donatorëve dhe burimeve të KESH-it bëri të mundur rritjen e prodhimit të energjisë elektrike me 2 për qind, por edhe pse të amortizuara rrotat e turbinave 1 dhe 3 nuk u ndërruan.
Sakaq KESH bën të ditur se, gjatë viteve të shfrytëzimit të HEC Firezë, me burimet e KESH janë kryer ndërhyrje për për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e pajisjeve elektromekanike të agregateve nga të cilat. Janë bërë riparime dhe saldime të varjeve dhe kavitacioneve të lopatave të aparatit drejtues dhe rrotës së punës në turbinat 1 dhe 3, punim i cili ka përmirësuar kushtet e shfrytëzimit.
Hidrocentrali i Fierzës është i tipit me digë të rezervuar. Diga është me mbushje gurësh dhe bërthamë argjile. Diga është 161.5 metër e lartë dhe 380 metër e gjatë, gjerësia e digës shkon në 576 metër në bazamentin e saj në 13 metër në kreshtën e digës. Diga e Fierzë kur u nderua ishte e e dyta e këtij lloji në Europë për nga lartësia e saj. Ajo ka një volum prej 8 milionë metër kubë dhe krijon një rezervuar m,e një volum prej 2.7 miliardë metër kub ujë në një sipërfaqe 72 km katror. Punimet për ndërtimin e HEC-it nisën në vitin 1970 dhe në 1978 u viu në punë turbina e parë. HEC-i u vu në punë me kapacitet të plotë në vitin 1980.
Fierza u ndërtua me pajisje të ardhura nga Kina por mbi konceptet e inxhinierëve shqiptarë dhe për ndërtimin e saj u angazhuan 14 mijë punonjës.
HEC-et e kaskadës prodhojnë mesatarisht 3850 GWh ore energji elektrike në një vit duke krijuar të ardhura mesatare 17 miliardë lekë ose 1.3 për qind e PBB.

Revista Monitor,  08.01.2016