Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ATK mbron pikat e pafiskalizuara të karburanteve

Procesit të fiskalizimit të kompanive të derivateve nuk po i shihet fundi. Madje, pajisja e tyre me arka speciale, që ka nisur nga viti 2012, është bllokuar komplet, raporton lajmi.net.

Stopimin e këtij procesi e ka bërë vetë shteti, Administrata Tatimore e Kosovës, e cila edhe u ka dal në mbroje naftëtarëve që s’kanë arka. Ky vendim i këtij institucioni po shihet si antiligjor dhe absurd. ATK nuk ka dhënë sqarime për këtë vendim, vetëm se ka lavdëruar veten për punën që bënë. Naftëtarët kanë vendosur të heshtin. Deri më tash janë fiskalizuar me sisteme të veçanta rreth 50 kompani të naftës me rreth 150 pika të shitjes.

Ndërkaq, rreth 700 kompani mbesin të pafiskalizuara. Edhe pse që nga nëntori i vitit 2012, është marrë vendim që të gjitha pikat e derivateve të naftës të pajisen me arka të veçanta fiskale, me qëllim të shmangies së evazionit fiskal, një gjë të tillë ende nuk e kanë bërë shumë prej kompanive të derivateve të naftës.

Një pjesë e tyre vazhdojnë të operojnë me arka fiskale që i mbajnë në zyra, por nuk i kanë vënë në funksion pajisjet fiskale të veçanta të cilat faturojnë çdo litër që del nga dispençeri i pikës së karburanteve.
Në mbrojte natarëve të pafiskalizura, që qarkullojnë miliona euro në ditë, tash u ka dalë në mbrojte edhe shteti. Në fakt më së shumti në mbroje atyre u ka dalë vetë Administrata Tatimore e Kosovës të cilët e kanë stopuar momentalisht krejt procesin e fiskalizmit.
Këtë vendim ATK e ka marr nën pretendimet se janë duke pritur që të hynë në treg edhe disa kompani të tjera të arkave fiskale, e që sipas tyre me këtë do të bëhet edhe liberalizmi i tregut.
Por Kestrin Kumnova, zëdhënës i kompanive për fiskalizim tha për lajmi.net se ky veprim i ATK-së është pa bazë ligjore dhe bënë të ditur se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për fiskalizim nga naftëtarët tash e një vit.
“Kjo lë të kuptohet që këto kompani ose nuk po e respektojnë vendimin e ATK-së, ose kjo e fundit po i toleron edhe më tutje të vazhdojnë operimin pa sisteme të veçanta fiskale siç e kanë të obliguar me ligj të pajisen”, tha ai.
Sipas Kumnovës tregu i arkave fiskale gjithmonë ka qenë i liberalizuar, ku ai përmend edhe vendimin e Gjykatës sipas të cilit, në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë monopol me arka fiskale.
Ai vlerëson se kjo është përdorur si arsye për shmangie nga fiskalizimi nga ana e bizneseve ndërsa nga ana e institucioneve përgjegjëse si arsyetim i paaftësisë për t’i detyruar bizneset të pajisen me arka fiskale.

“Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër hyrjes së operatorëve të rinj dhe kemi thënë qindra herë se e mirëpresim hyrjen e tyre në treg. Ata do të duhej që fiskalizimin ta vazhdojnë me operatorët ekzistues pavarësisht a hyjnë kompani të reja apo jo. Sepse stopimi i fiskalizimit sjell edhe pasoja për buxhetin e shtetit duke rritur evazionin fiskal dhe duke pamundësuar luftimin e ekonomisë joformale”, tha ai.

Udhëzimi administrative ishte ndryshuar nga Ministria e Financave ne fillim të këtij viti duke u thirrur në kinse monopol në shitjen e arkave fiskale. Mirëpo tashmë Gjykata ka vendosur se nuk ka pasur asnjëherë monopol në arka fiskale. Përgjegjësinë për ndaljen e fiskalizimit për shkak të thashethemeve dikush duhet ta mbajë.

E në institucionin që është kompetentë për krejt procesin e fiskalizimit, Administrata Tatimore e Kosovës nuk pranuar të flasin për vendim. Ata madje nuk i janë përgjigjur shumicës se pyetjeve të dërguar nga lajmi.net.

Në ATK krejt çka kanë thënë është një “rrëfimi i suksesit” për punën e tyre dhe fiskalizimin. “Fiskalizimi i Bizneseve si proces ka filluar nga muaji Mars i vitit 2010 i cili vazhdon ende. Projekti i fikalizimit është vetëm një nga shumë projekte që implementim ATK-ja dhe se jemi në rrugë të mire te implementimit tij, numri i bizneseve të fiskalizuara deri më tani është 23,286 ndërsa numri i pajisjeve elektronike fiskale është 29,991 ku në kuadër të këtyre subjekteve hyjnë edhe kompanitë e derivateve te naftës, kanë thënë në ATK.

Në këtë institucion kanë thënë për lajmi.net se janë duke vazhduar inspektimin e punës se natarëve dhe sipas tyre aty hasin në mungesa të arkave do të ketë zbatim të ligjit. “Administrata Tatimore e Kosovës ka inspektorët tatimorë të angazhuar në teren, ku njëri nga shumë aktivitetet e tyre ditore është që të kontrollojnë se a është biznesi i fiskalizuar dhe a lëshon kuponë fiskal nga Pajisja Fiskale, aty ku hasin që bizneset nuk janë të pajisura me Pajisje Elektronike Fiskale, janë të obliguar që të zbatojnë Ligjin Nr.03/L-222 konkretisht Nenin 53 të këtij ligji”.

Por drejtori i ATK-së, Nahit Sharku pati thënë për mediat ne vend se rifiskalizimi i naftëtarëve sipas specifiakcionit të ri nga muaj gusht i këtij viti duhet të vazhdohet dhe naftëtarët janë të obliguar ta bëjnë.

“Sa i përket pjesës së pajisjes specifike për subjektet që merren me shitjen e derivateve të naftës, ne kemi pasur disa herë pezullime në kuptimin derisa është përgatitur Udhëzimi i ri. Tani ne kemi bërë përgatitjet e specifikacionit të ri dhe tani në momentin që operatorët e ri të licencuar do të përgatiten me këto rregulla të reja dhe mendoj se që nga muaj gusht ne më nuk do të kemi dilema se a duhet të vazhdohet ajo, sepse kemi rregulla, kemi specifiakcionin e ri teknik, dhe tani obligohen edhe operatorët po edhe bizneset që të vazhdojnë me projektin e arkave fiskale”, ishte shprehur Sharku.

Kurse, drejtori i Institutit STRAS, Ibrahim Rexhepi ka thënë për lajmi.net se përgjegjshmërinë për atë që po ndodh e bartin institucionet që duhet të bëjnë fiskalizimin, apo të insistojnë në respektimin e afateve për fiskalizim.

Ato janë Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Ministrinë Financave.

Sipas Rexhepit, kundërshtimet që vijnë nga një pjesë e naftëtarëve janë vetëm pretekst, meqenëse një pjesë tjetër ka respektuar urdhëresat nga ATK-ja dhe MF-ja. “Mirëpo, këto dy institucione duhet të analizojnë mirë funksionalizmin e tregut të pajisjeve elektronike fiskale (arkave) dhe të ndërhyjnë nëse ka monopol, apo manipulim me çmime dhe me cilësinë e shërbimeve. Për fat të keq, ka vite që është jofunksional Autoriteti i Konkurrencës, meqenëse është mekanizmi më kompetent për vlerësimin e monopolit, apo kur një operator keqpërdor pozitën vet në treg”, tha Rexhepi.
“Jo, ligji ata nuk i favorizon. Ligji në mënyrë të barabartë i trajton të gjithë operatorët e pranishëm në treg. Mirëpo, ata tolerohen pikërisht nga moszbatimi i Ligjit”, tha ai për lajmi.net

Rexhepi vlerëson se në këtë situatë, humbësi i drejtpërdrejt është buxheti i vendit, meqenëse, pa fiskalizim, operatorët kanë mundësi të bëjnë shmangie të tatimeve. Ka edhe humbëse të tjerë të tjerë sipas tij.

Së pari, në treg prishet konkurrenca, siç shprehet Rexhepi, meqenëse ato nuk janë të barabartë të gjithë operatorët. Pastaj, dobësohet mundësia e mbikëqyrjes së tregut, e ku pësojnë konsumatorët, meqenëse mund të bëjnë pagesa me çmime joreale, mund t’iu serohet mall me cilësi të dyshimtë dhe me sasi më të vogël se ajo që paguajnë.

Ndryshe, të gjitha bizneset që janë në kuadër të njësisë së tatimpaguesve të mëdhenj, apo pjesa dërmuese e tyre ishin pjesë e fiskalizimit në fazën e parë, pasi që ata posedojnë nga një pajisje qoftë arkë apo printer fiskal.

Mirëpo, udhëzimi 12/2009, parasheh që bizneset që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të fusin dhe pajisje specifike, që përveç përcjelljes në aspektin financiar, mundësojnë dhe përcjelljen sasiore të derivateve të naftës.

Ky është obligim ligjor, për këto biznese dhe të gjithë ata, që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të cilët duhet t’i vendosin këto pajisje specifike.
Deri më tash janë fiskalizuar me sisteme te veçanta rreth 50 kompani të naftës me rreth 150 pika të shitjes, por duhet theksuar se e vetmja deri tani qw i ka futur nw funksion ato, wshtw HIB Petrol . Ndërkaq, edhe më tutje rreth 700 kompani mbesin të pafiskalizuara me sisteme të veçanta.

Lajmi.net  23.12.2015