Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ballkani perëndimor, ura e re e gazit

Shtete të ballkanit perëndimor si Shqipëria, Kroacia, Slovenia dhe Mali i Zi do të luajnë një rol të rëndësishëm në tregun e gazit në Europë. Këto shtete, të lidhura me Italinë në Detin Adriatik, formojnë së bashku një hartë të rëndësishme të rrugës së tranzitit të gazsjellësit, origjina e të cilit është nga Azerbaxhani.

Kështu shkruan portali Market Realist, i cili nënvizon në këtë artikull rëndësinë e projektit Trans Anadolian (TANAP), gazsjellës i cili është në ndërtim e sipër. Në të ardhmen, do të mundësonte lidhjen me shtete të Lindjes së Mesme si Irani, Iraku, Arabia Saudite dhe Katari. Tregjet europiane mbështeten te një pjesë e madhe e gazit rus, ndaj rëndësia e këtij projekti, bazuar edhe në ngjarjet e fundit.

Gjithashtu TAP përmendet si një projekt tjetër i rëndësisë, së bashku me TANAP do reduktojnë shumë varësinë e të gjithë Europës nga rrjeti rus i gazit.

Revista Monitor, 17.12.2015