Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontroll makinave të vjetra dhe karburanteve

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka bërë publike disa nga vendimet që do të ndërmerren në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në Francë për ngrohjen globale. Ato kanë të bëjnë me transportin dhe hidrokarburet.

Ministri Koka e konsideron si shqetësuese cilësinë e ajrit në disa zona në kryeqytet, ku si shkak kryesor rendit automjetet shumë të vjetra që qarkullojnë në rrugë si dhe cilësinë e dobët të karburantit që ato djegin.

Sipas Kokës, do të intensifikohet puna e institucioneve për kontrollimin e automjeteve dhe marrjen e masave për të gjitha automjetet që janë mbi 9 vjeçare, ndërkohë që për automjetet e tjera duhet me patjetër që të pajisen me katalizatorë.

Koka, i cili ishte i pranishëm në takimin në Francë, ku u nënshkrua edhe marrëveshja mbi ngrohjen globale, tha se sfidë mbetet shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara si dhe ndryshimet e kërkuara në fushën e ndërtimit.

Ai tha se kjo është një sfidë globale, por “Shqipëria do mundet të japë rol pozitiv për të qenë kontribuues për mjedis të shëndetshëm, pasi Shqipëria ka emetim të gazrave serë prej 1.4 tonë për frymë”.

Shqiptarja.com 14.12.2015