Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova pa zgjidhje për termocentralin

Qeveria e Kosovës do t’i bëjë studim fizibiliteti Termocentralit “Kosova A”. Ky studim do t’i ndihmojë Qeverisë së Kosovës për marrjen e vendimit për të ardhmen e termocentralit më të vjetër që ende është në operim, shkruan sot Koha Ditore.

Për rindërtimin e saj interesim ka shprehur kompania gjermane “Bilfinger”.

Gazeta ka mësuar se edhe kompania “General Electric” ka përgatitur plan konkret për modernizimin e njësisë A2, që prej kohësh nuk është në funksion.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se ka ardhur koha që këtij termocentrali t’i bëhet një studim, i cili do të tregojë opsionet më të mira për këtë projekt. Sipas tij, regjenerimi i termocentraleve ekzistuese është paraparë edhe në programin qeveritar.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamed Mustafa, ka kërkuar që brenda një kohe të shkurtër të merret vendimi për “Kosovën A”, pasi, sipas tij, janë edhe gjashtë vite deri në lëshimin në punë të termocentralit “Kosova e Re”.

Berat Rukiqi, kryetar i Bordit të KEK-ut, ka thënë se Termocentrali “Kosova A” nuk mund të zëvendësohet me ndërtimin e një termocentrali 500 megavatesh.

Telegrafi,  07.12.2015