Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Replika e ministrit Gjiknuri me Pollon

Replika e Ministrit Gjiknuri me deputetin e Partisë Demokratike Genc Pollo

Meqë më përmendet emrin, sepse nuk kisha ndërmend të reagoja. Në fakt, ti je personazh për ato filmat e Woodi Allen, sepse fatkeqësisht mendja të shkon aty aq sa të implikosh veten. E para, njëherë the një të pavërtetë sepse Kastriot Ismaili është në burg pikerisht gjatë kohës së qeverisjes sonë dhe po hetohet. Hetimi është i thellë, unë inkurajoj prokurorinë që të vazhdojë thellë, madje të të thërrasë edhe ty dëshmitar sepse kam përshtypjen se ke një njohje goxha të mirë me Kastriot Ismailajn, ke patur edhe një plan biznesi me të. Unë shpresoj dhe jam i gatshëm që si unë e si ty, kushdo, të shkojmë në prokurori dhe të tregojmë veten se çfarë lidhje kemi pasur me Kastriot Ismailajn. Ju inkurajoj dhe kjo nuk ka nevojë për ekspertë ndërkombëtarë, as për hetues ndërkombëtar. Ka nevojë për një njeri të guximshëm që të shkojë kështu siç jeni ju që folët shkoqur dhe qartë e pa letër, të jepni shpjegimet se çfarë njohjeje keni patur dhe a keni ndonjë njohje. Dua ta thuash këtu: keni njohje me Kastriot Ismailajn?! Po ose jo?! Të mbetet këtu rekord dhe dikush do ta ballafaqojë! Po pate guximin thuaje po.

energjia.al 03.12.2015