Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rrjedha e Veriut, jo në interes të BE

Dhjetë qeveritë evropiane, vendet lindore të Bashkimit Evropian, janë ankuar në një letër se planet e Rusisë për të zgjatur lidhjet e saj me gaz natyror, në Gjermani, biejnë ndesh me interesat e BE-së dhe rrezikojnë destabilizimin e Ukrainës më tej.

Letra është nënshkruar nga Polonia, Bullgaria, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Rumania, Greqia, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Ajo bën thirrje për një samit të nivelit të debatit të BE-së, për projektin “Rrjedha e Veriut II”.

Reuters citon letrën, në të cilën thuhet se “qëndrimi i Komisionit Evropian në projektin e Rrjedhës së veriut II, në thelb do të ndikojë në perceptimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së në mesin e aleatëve të saj kryesorë dhe partnerëve tradicionalë”

Një grup i kompanive evropiane në shtator ka nënshkruar një marrëveshje me Gazpromin rus, të kontrolluar nga shteti, për të zgjeruar tubacionin e saj Rrjedha e Veriut në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën.

Më 25 nëntor, Gazprom tha se do të ndalë furnizimet me gaz për Ukrainën.

Kievi ka thënë se mund të gjej furnizim më të lirë, diku tjetër.

Telegrafi,  27.11.2015