Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fillon punën HEC “Brod 2”

Në Dragash bëhet përurimi i hidrocentralit të ri për prodhim të energjisë elektrike nga kompania Eurokos JH në Kosovë, bashkëinvestim Slloveno – Kosovar.

Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin: përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, investitorët-familja Zakersnik nga Sllovenia, përfaqësues tjerë të qeverisë së Kosovës, përfaqësues të Komunës së Dragashit, përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, përfaqësues të Komunës së Kaçanikut, përfaqësues të Komunës Hani i Elezit, përfaqësues të bankave, operatorë të sektorit të energjisë në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe të ftuar të tjerë.

Projekti do të ndihmojë në arritjen e standardeve Evropiane për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtrishme dhe do të promovojë jetesë të shëndoshë dhe ekologjike, duke mos i shkaktuar dëme mjedisit dhe duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mjedisor.

“Deri në përfundimin e investimeve në fushën e ndërtimit të hidrocentraleve në Dragash pritet të investohen 16 milionë euro. Deri tani ne kemi arritur të realizojmë investimin e një hidrocentrali “Brod 2” të cilin sot po e inaugurojmë dhe në ndërkohë ne jemi duke investuar edhe në hidrocentralin “Restelica 1&2”, thekson Yll Shamolli, përfaqësues i ndërmarrjes Eurokos nga Kosova.

Të pranishëm tjerë me fjalë rasti përuruan Eurokos JH për punën e bërë dhe premtuan projekte tjera të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtrishme, kërkesë kjo e vazhdueshme edhe nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan edhe Besa Zogaj – Gashi, zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Shaban Shabani, përfaqësues i Komunës së Dragashit, zëvendësministri Usmen Ballxhi njëherit edhe përfaqësues i komunitetit të Gorës.

“Me besim dhe vullnet të pathyeshëm do e realizojmë projektin në afate ligjore dhe së shpejti do të takohemi edhe në inagurimet e hidrocentraleve tjera në Komunën e Dragashit”, u tha në përfundim të evenimentit.

Telegrafi,  27.11.2015