Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eficienca e energjisë, hyn në fuqi ligji

Ligji i ri për “Eficiencën e energjisë” ka hyrë tashmë në fuqi. Ai përmban 29 nene dhe synohet që përmes tij të arrihen objektivi kombëtar i kursimit të energjisë. Përmes

këtij ligji do të detyrohen furnizuesit e energjisë elektrike për të ndjekur programin e kursimeve vjetore me 1.5% në vit ose në bazë të skemave detyruese, sepse kostoja në rritje e energjisë është një faktor që do të rëndojë bilancet e tyre.

Në masat detyruese do të përfshihen edhe kursimet që do të arrihen në sektorin e transformimit të energjisë (prodhimit), të transmetimit dhe të shpërndarjes.

Për Shqipërinë, analiza e bërë nga institucionet përkatëse tregon se është e domosdoshme të fillohet me një prag të konsumit me 3000 MËh/vit, të cilët konsiderohen si konsumatorë të mëdhenj.

Kjo do te thotë se, pas miratimit të ligjit, konsumatorët mbi këtë nivel do t’i nënshtrohen programeve të kursimit të energjisë nëpërmjet procesit të auditimit energjetik dhe ofrimit të shërbimeve energjetike.

Ligji parashikon edhe ngritjen e Fondit për Eficiencën e Energjisë, që do t’iu japë mundësi konsumatorëve mbi 3000 MËh/vit që aplikojnë në Fond, të ndjekin rekomandimet e raportit të auditit me shpenzimet e tyre dhe/ose të tij.

Llogaritet e bëra nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë tregojnë që Shqipëria në vitin 2020 do të ketë rreth 2450 ktoe në qoftë se ndjek skenarin e rritjes së konsumit të energjisë në mënyrë pasive, pa asnjë masë të kursimit të energjisë me një rritje prej 4-5% në vit.

Ky skenar aktiv për energjinë elektrike përbën një kursim prej të paktën me 13.2 mld lekë në terma konsumi dhe rreth 5.4 Mld lekë në terma gjenerimi.

Gjithashtu, do të thotë se do të kemi 1.2 TËh më pak importe të energjisë elektrike. Me këtë skenar llogaritet të kemi 212 tonë CO2 /vit më pak në atmosferë.

Për sa u takon druve të zjarrit, kursimi llogaritet në 816 Mil Lekë më pak dhe 47 tonë CO2/vit më pak në atmosferë. Lidhur me kursimet në sektorin e transportit kursimi llogaritet në 16.5 Mld lekë dhe të paktën 190 tonë CO2/vit më pak gaze serrë.

Në raportet ndërkombëtare, nisur nga çmimet e produkteve energjetike, eficienca e energjisë vlerësohet si burimi i katërt energjetik.

Revista Monitor,  27.11.2015