Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Policët ndëshkohen për harxhim karburanti tej normave

Harxhimi i sasisë së karburantit tej normave të lejuara nga punonjësit e policisë (Patrullave të Përgjithshme), ka bërë që Sektori Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës t’u mbajë policëve 2/3 e pagës mujore. Ky fakt tashmë është kthyer në “tmerrin” e punonjësve të policisë, të cilët nuk kanë nguruar që të dërgojnë edhe kërkesë drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, madje duke vënë në dijeni edhe vetë drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako. 2/3 e pagës të punonjësve të policisë në të gjitha komisariatet e Policisë së Tiranës, mbahet për tejkalime të limitit të karburantit, duke u bazuar në raportin e Auditimit për vitet 2011-2012.

Shqiptarja.com  26.11.2015