Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC i vendosur të vijojë kursin

OPEC është i vendosur të vijoi fuqishëm pompimin e naftës pavarësisht tensionit financiar edhe ndaj arkitektit kryesor të politikës, Arabisë Saudite, duke alarmuar anëtarët më të dobët të cilët frikësohen se çmimet mund të bien më tej drejt 20 dollarë.

Çdo ‘kthesë prej 360 gradësh’ në politikë do të jetë e mundur vetëm nëse prodhuesit e mëdhenj jashtë grupit eksportues, sidomos Rusia, do të bashkoheshin për të koordinuar shkurtimet në prodhimi. Ndërsa Moska ka të ngjarë të konsultohet me ministrat e naftës së OPEC përpara takimit gjashtë-mujor të tyre javën e ardhshme, shanset që ajo të ndihmojë në ndaljen e rënies së çmimeve mbeten të vakëta.

Vendimi historic i OPEC-ut në nëntor të vitit 2014 – për të pompuar më shumë naftë dhe për të mbrojtur pjesën e tij të tregut kundër rritjes së furnizuezve rivale – po funksionon, shpallën ata teksa nafta e papërpunuar u tregtua pranë 65 dollarë për fuçi. Gjashtë muaj më vonë, ajo ka arritur 45 dollarë, në rënie nga 115 dollarë në mes të vitit të kaluar.

Tani disa shtete anëtare po flasin për një ri-kthim në njëzet dollarë për naftë, shifër që është arritur në kapërcyell të mijëvjeçarit. Ata i referohen besimit iranian se sanksionet ndërkombëtare mbi ekonominë e saj do të eleminohen deri në fund të vitit.

Revista monitor,  25.11.2015