Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazprom merr 2 fusha gazi në Serbi

Gazprom Neft tha të hënën se kishte fituar të drejtën e përdorimit të nëntokës së dy fushave të gazit në Serbi.

‘Dy lejet janë marrë për të përdorur nëntokën e Rusanda Plitko dhe perëndimit të Martonos në Serbi,’ tha kompania, cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

Sipas raportit, Gazprom Neft zotëron 56 përqind të aksioneve të NIS – ndërmarrja dikur shtetërore e Serbisë – tani ‘një kompani vertikalisht e integruar e naftës dhe gazit që operon në tregun e Evropës Juglindore.

Fushat kryesore të operacioneve të filialit serb janë eksplorimi, prodhimi dhe përpunimi i naftës dhe gazit së bashku me shitjen e një game të gjerë të produkteve të naftës, tha TASS.

Gazprom Neft është një degë e gjigantit energjetik shtetëror ruse Gazprom.

Revista Monitor, 24.11.2015