Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çela: Riparimet, në kohë rekord

Kushtet e vështira atmosferike, me erë të fortë dhe reshje të dentura shiu gjatë dy ditëve të fundit shkaktuan avari të shumta duke dëmtuar disa nga linjat dhe nënstacionet e OSHEE-së.

Megjithatë, shoqëria kishte ngritur më herët Shtabin e Emergjencës, duke vendosur në gjendje gatishmërie mbi 1600 punonjës, të organizuar në 26 grupe, në zonat më kritike. Orët e para të ditës së dielë shënuan numrin më të lartë të defekte, me rreth 192 fidra të stakuar.

Problem kanë qenë disa zona të vendit, kryesisht rurale, por edhe qytetet, si Tirana psh, ku administratori i OSHEE-së, z.Adrian Çela inspektoi sot nga afër punimet për rregullimin e defektit të shkaktuar nga era e fortë dhe rrëzimi i pemëve, të cilët sollën dëmtimin e 7 shtyllave, pranë zonës të Kompleksit Dinamo.

Kreu i OSHEE paraqiti për mediat e pranishme, situatën në tërësi në lidhje me gjendjen e furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin.

energjia.al 24.11.2015