Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Minimizohen dëmet në rrjet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se falë ndërhyrjeve dhe investimeve në rrjet, kanë arritur të minimizojnë defektet, por vazhdon të ketë probleme në zonat rurale.

Sipas raportit të fundit të OSHEE, aktualisht janë 75 fidra të stakuar, nga 192 që ishin paraditen e së dielës si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura me shi.

“Në 10 drejtoritë rajonale dhe ne terren po punon një personel prej 1650 punonjësish për riparimin e defekteve, të ndara në 26 grupe për ndjekjen e regjimit të punes dhe 26 inxhinierë të sigurisë në punë”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Po ashtu, është bërë e ditur se Hidrovori i Divjakës është jashtë punës, ndërsa të tjerët po furnizohen normalisht me energji elektrike.

Zonat të cilat janë pa energji elektrike të ndara sipas qarqeve:

Berati
Divjaka, Dushku, lagja “18 Tetor” Lushnje, Potom/Skrapar, Lumas dhe Kuçova

Burreli
Komsi, Gurrë, Cerruje, Zenisht dhe Arras Peshkopi.

Durrës
Shijak, Fushë-Krujë, Golem, Rrogozhinë, Komuna Gose, Luzi i madh/ Malësia Rrogozhinë dhe një pjesë e periferisë së Durrësit (ish Këneta, Spitalla)

Shkodra
Vrake/Koplik, Dobrac/Shkodër, Kallmet/Lezhë, Plazh Velipojë, Shëngjin/Lezhë.

Fieri
Levan, Libofshë, Frakull, Cakran dhe në qytetin e Fierit lagjet “1 Maj”, “11 Janar”, Apollonia. Amonice, Smokthine, Rradhimë, Novoselë, Akerni, Mifol, në qytetin e Vlorës lagjet: “10 Korriku”, “Isa Boletini”, “Pavarësia”, Fshati Kanine.

Gjirokastra
Lazarat, Suke, Lekli, Borsh, Memaliaj.

Tirana
Zallbastar, Gjopkaj, Valias, Sauk, Marikaj, Paskuqan, Mezez, Yzberisht, Shkoze, Paskuqan, Gerdec, Ndroq, Preza, Valias, Shengjergj, Shupal, Ibe, Koder Kamez Tirane, Mullet, Kodra e Prifiti në qytetin e Tiranës.

Top Channel,  22.11.2015