Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës rriten lehtë

Çmimet e naftës ishin më të larta në Azi të premten, por fitimet ishin të kufizuara në një treg të rënduar nga mbi-oferta e vazhdueshme.

Rritja e vazhdueshme në inventarët komercial të naftës bruto amerikane konfirmuan më tej parashikimet se tepria do të zgjasë edhe gjatë vitit të ardhshëm, me Iranin që gjithashtu pritet të rrisë prodhimin kur sanksionet perëndimore janë ngritur në bazë të një marrëveshjeje me fuqitë e mëdha për të frenuar programin e tij bërthamor.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI për dorëzimet në dhjetor ishte tre cent më i lartë në 40.57 dollarë për fuçi në ditën e fundit të tregtimit, ndërsa treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për muajin janar u rrit 11 cent në 44.29 dollarë.

WTI ra shkurtimisht nën 40 dollarë në tregtinë amerikane të enjten përpara se të rimëkëmbej për tu mbyllur mbi atë nivel.

Revista Monitor,  21.11.2015