Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Kosova e Re” përfundon pas një viti

Komiteti ndërministror për projektin energjetik “Kosova e re”, ka aprovuar statusin e ofertuesit, Kompaninë Conter Global për ndërtimin e projektit Kosova e re.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili tha se nga tash deri në 6 muaj pritet të bëhet përmbyllja financiare e këtij projekti, kurse ndërtimi pritet të ndodh deri në fund të vitit 2016 ose në fillim të vitit 2017.

Ai tha se projekti nuk do të ngarkohen asnjë cent nga buxheti i Kosovës, pasi kompania në fjalë do të ndajë 1 milion euro për ndërtimin e termocentralit, raporton KP.

Ministri Stavileci ka siguruar se çmimet do të jenë të përballueshme për konsumatorët dhe do të zgjidhet një herë e përgjithmonë furnizimi i rregullit energjetik me 500 megavat.

“Jemi dakorduar që kompanisë amerikane “Contur Global” t’ia japim statusin e ofertuesit të preferuar…Pas kësaj ne vazhdojmë ën fazën tjetër që do të jetë pra negocimi i marrëveshjeve të tjera deri ën përmbylljen komerciale që do të merre kohë 4 deri 6 muaj. Pastaj pas kësaj është faza e përgatitjes së pakos tenderuese për ndërtimin termocentralit dhe shpresojmë që pas një përmbyllje të suksesshme të këtyre dy fazave ne do të mund të shohim që të nis ndërtimi i këtij termocentrali”, tha Stavileci.

Ai tha se kjo kompania amerikane kishte propozuar një ofertë financiare në një interval prej 23 deri 27 të normës së brendshme të kthimit në pjesën e vet të kapitalit, e cila nuk është pranuar nga ana e Komitetit ndërministror dhe është synuar që të negociohet edhe më tutje në mënyrë që të zbritet sepse sipas ministrit ajo do të ndikonte edhe te përballueshmëria e çmimeve.

“Ne në Uashington jemi marrë vesh që kjo normë pra, të jetë 21.5 për qind që është një ulje e konsiderueshme dhe kemi punuar intenisvisht që ta arrijmë këtë qëllim. Dua ta pranoj se edhe vet kompania me insistimin tonë ka kuptuar rëndësinë e këtij projekti po edhe për ti adresuar impaktin social që mund ta ketë ai, ka bërë ndoshta disa lëshime në mënyrë që ky projekt ta merr shtratin vet të sigurt të realizimit”, tha ministri Stavileci.

Ministri i MZHE-së nga afrimet e këtyre negociatave ka disa avancime të konsiderueshme në raport ndikimin buxhetor. tor që do të jetë zero pra nuk do të ketë kontribut buxhetor. Ai shpreson se pas përmbylljes finale të këtij projekti po i sjellin vendit një investim prej 1 miliardë euro.

“Po ashtu çështja e dytë që jemi dakorduar ka qenë kapaciteti dhe ne tash jemi pajtuar që ta kemi një kapacitet gjeneruese prej 500 megavat. Dhe për më tepër kemi bërë edhe disa avancime të tj era të konsiderueshme në raport edhe me çështje të tjera të ndjeshme mbi të gjitha dy ndikimi buxhetor që do të jetë zero pra nuk do të ketë kontribut buxhetor dhe ne shpresojmë pra që pas përmbylljes finale të këtij projekti po i sjellim vendit një investim prej rreth 1 miliardë euro, ku 30 për qind e tyre janë nga investitori privat që konsiderohet se është investimi më i madh në vendin tonë”, tha ministri Stavileci.

Ai tha se kjo njësi gjeneruese do ta ketë efiçencën 40 për qind që është tre për qind më shumë se sa që ka qenë plani fillestar, dhe adresohen në mënyrën më të mirë të mundshme problemet e ambientit.

Janë paraparë të punësohen rreth 1 mijë punëtor për ndërtimin e “Kosovës së re”, dhe 500 punëtor të përhershëm.

Stavileci tha se në të gjitha pikat kanë arrit synimet e tyre për të pasur një projekt brenda të gjitha standardeve të pranueshme. Për sa i për ketë transparencës, ai tha se për këtë projekt ka pasur transparencë të plotë me të gjitha organizatat dhe me shoqërinë civile.

Telegrafi,  20.11.2015