Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KOSID lajmëron padi ndaj ministrit

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) po e shikon mundësinë e ngritjes së një padie ndaj ministrit aktual të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, rreth ndërtimit të termocentralit të ri “Kosova e Re”.

Sipas tyre, procesi për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë elektrike në Kosovë po mbahet larg syve të Kuvendit, por edhe larg shoqërisë civile në vend.

Në një intervistë për gazetën “Zëri” Visar Azemi, nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), ka thënë se i gjithë procesi për një projekt aq të madh po mbahet larg Kuvendit dhe Shoqërisë Civile.

Sipas tij, ky projekt largon investitorët e huaj për të investuar në Kosovë në burime të ripërtëritshme të energjisë elektrike.

“Po flitet se marrëveshja është arritur, por në fakt nuk kemi parë asgjë konkrete mes Qeverisë dhe kompanisë ‘Contrul Clobal’, ku edhe akterët e Bankës Qendrore kanë qenë të përfshirë në këtë marrëveshje. Mendojmë se është jotransparente dhe nuk ka të bëjë me realitetin e sektorit të energjisë në vend, për shkak se kjo marrëveshje e arritur, së paku ashtu siç është thënë, nuk është në përputhje të zhvillimeve që janë bërë kohëve të fundit, ku flitet për një termocentral me madhësi me të vogël se që është paraparë. Pra, është zvogëluar kapaciteti në 450 megavate”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë për termocentral të ri pa i rregulluar shumë aspekte në sektorin energjetik.

Gazeta Zëri,  20.11.2015