Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS, investime në rrjetin e Vragolisë

Mbi 200 konsumatorë të Vragolisë së Fushë – Kosovës kanë rrjet komplet të ri, ku përfshihen mijëra metra përçues dhe mbi 100 shtylla të tensionit të lartë dhe të ulët. Kjo ka rritur kualitetin dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike

Latif Dervisholli nga Vragolia e Fushë-Kosovës nuk e ka më brengën a do të mund t’i ndihmojë vëllait të tij. “Përpara nuk punonte asgjë. Njëherë nuk mund ta ndihmoja vëllanë që e ka shtëpinë buzë magjistrales Prishtinë- Pejë. Duhet të shpoja diçka me bormashinë, por energjia elektrike nuk kishte fuqi ta vente në funksion. Tash gjithçka ka ndryshuar”, thotë Dervisholli.

Falë investimeve të KEDS-it, Vragolia ka pamje të re. “Po ndihemi shumë më të sigurt, si për veti, si për fëmijët tanë”, shton Dervisholli.

Vendosja e mbi 100 shtyllave të betonit, si të tensionit të lartë, ashtu edhe atij të ulët dhe e mijëra metrave përçues ka rritur dukshëm kualitetin e shërbimeve për mbi 200 konsumatorët e kësaj ane apo për rreth 1000 qytetarë.

“Ne erdhëm, i bëmë matjet dhe e pamë që situata nuk është e mirë. Menjëherë e përpiluam projektin dhe filluam me investime. Sot, situata është shumë më e mirë, përderisa projekti po ecën sipas planifikimeve të parapara”, thotë Teuta Buçinca, mbikëqyrëse e projektit nga KEDS-i.

Vendosja e trafos së re kompleton investimin, përderisa edhe bizneset buzë rrugës më të frekuentuar në vend shprehen mjaft të lumtur. Ata përfundimisht nuk do të kenë nevojë më për korrektorë.

Telegrafi,  20.11.2015